Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
A nuk mendoni dhe ju se ka ardhur koha që të filloni të bëni diçka për fizikun tuaj? Ritmi i jetës duket se na ka privuar nga çdo aktivitet fizik dhe kjo gjë sigurisht mbart jo pak pasoja negative. Nëse tani afër keni plan të filloni palestrën, vrapin apo ushtrimet në shtëpi sigurisht do i filloni me vrull të madh, por kujdes mund të ndesheni me lëndime të ndryshme dhe ju duhet të jeni të informuar mbi shkaqet kryesore të këtyre lëndimeve dhe si të shmangen ato.
Mungesa e fleksibilitetit. Është e rëndësishme që ju të bëni nxemjen e duhur para se të filloni ushtrimet.
Mungesa e forcës. Vrapuesit kanë nevojë për forcë dhe stabilitet tek zona e legenit. Ju duhet të bëni ushtrime para se të ngjiteni në pistën e vrapimit, apo të dilni në natyrë për vrap.
Injorimi i dhimbjes. Në këtë moment ju duhet të bëni mjaft kujdes, sepse shpesh herë gaboni dhe intuita nuk ju tegon saktë nëse duhet të pushoni apo thjesht të injoroni dhimbjen. Nëse ju keni lënduar ndonjë tendinë apo jeni sforcuar për orë të tëra, dhimbja është e vërtetë, por nëse sapo keni filluar ushtrimet ju duhet t’i jepni forca vetes e të vazhdoni sepse brenda disa minutave dhimbja do t’ju zhduket.
Overtraining ose trajnimi i tepruar. Rreth 90% të lëndimeve janë rezultat i mbi-trajnimit. Filloni duke vrapuar distanca të shkurtra dhe rriteni gradualisht distancën tuaj me kalimin e kohës.
Këpucë të pasakta. Këpucët janë një ndër aksesorët më të rëndësishëm kur bëhet fjalë për stërvitje. Duhet të zgjidhni këpucët e përshtatshme, atletet që ju mund të bëni çdo lloj lëvizje pa shkaktuar asnjë dhimbje në këmbët tuaja.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...