Diola Dosti rigjen dashurinë, publikon foton duke puthur biznesmenin nga Kosova
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Shpejtësia me të cilën dhjami akumulohet në zonën e barkut, shkon në përpjestim të zhdrejtë me shpejtësinë që do kjo masë të shkrijë (fatkeqësisht) ! Megjithatë regjimi i duhur ushqimor e aktiviteti fizik do të përshpejtojnë metabolizmin dhe procesin e aparatit tretës ! Përfshirja e çajrave detoksikues, apo pijeve që pastrojnë organzimin ndihmojnë në këtë proces ndaj dhe Living do t’ju jap sot dy receta.
Përbërësit e mëposhtëm do të pastrojnë trupin nga toksinat, do të forcojnë sistëmin imunitar dhe do t’ju ndihmojnë të keni një bark të sheshtë.
Përbërësit: 100-200 gr kumbulla
1 filxhan kos pa yndyrnë
1 lugë gjelle fara liri
2 filxhanë me tërshërë
1 lugë gjelle pluhur kakao
Përgatitja: Ajo që duhet të bëni si fillim është të pastroni kumbullat nga farat dhe t’i lini të ziejnë për 10-15 minuta. Pas kësaj kalojini kumbullat në blender dhe pasi të jetë formuar një masë homogjene shtojini në një tas ku me rradhë do të hidhni kosin, tërshërën, farat e lirit dhe pluhurin e kakaos. Mund ta konsumoni në çast ose ta vendosni në frigorifer e ta hani në mëngjes.
Çaji i ftohtë që shkrin dhjamin e akumuluar në zonën e barkut
• 8 gota ujë
• 1 lugë çaji rrënje xhenxhefili i grimcuar (ose pluhur)
• 1 kastravec të madhësisë mesatare, të qëruar dhe të prerë në feta të holla
• limon të madhësisë mesatare, të prerë në feta
• 12 gjethe mente
Përbërësit e sipërpërmendur i përzieni në një kanë me ujë. I lini të qëndrojnë gjatë natës për ta lëshuar aromën dhe e konsumoni ditën e ardhshme.
Diola Dosti ka rigjetur dashurinë pas ndarjes nga bashkëshorti. Biznesmeni nga Kosova Erolld Belegu ka postuar sonte disa foto në Instastory ku...
Migrena zakonisht njihet për shkaktimin e dhimbjes pulsuese të kokës, por jo të gjitha rastet e migrenës janë të njëjt...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngjes për të parë një mural në for...