Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shpeshherë na thuhet t’i hamë frutat me gjithë lëkurë sepse ajo përmban shumë vlera ushqyese e vitamina. Të hash banane me gjithë lëkurë? Ndoshta nuk është edhe aq e lehtë. Por përpara se t’i hidhni në mbeturina hidhuni një sy këshillave tona. Lëkura e bananes gjen përdorim pothuaj kudo, kujdes personal, kuzhinë, kopshtari etj.
1. Mos u shqetësoni për shkëlqimin e këpucëve. Mjafton një e fërkuar e shpejtë me lëkurë bananeje dhe ato do të duken si të reja.
2. Një ndër përdorimet më të vyera të lëkurës së bananeve në kuzhinë është zbutja e mishit. Pikërisht kështu. Nëse shihni që mishi që do të gatuani është i fortë dhe mban pak erë shtoni një lëkurë bananeje në enën që do e gatuani.
3. Nëse doni që seti i lugëve, pirunjve dhe thikave të duket si pasqyrë, pastrojini me lëkurë bananeje. Juve mund të pastroni gjithashtu bizhuteritë e argjendit me të njëjtën mënyrë. Pas pastrimit fshini gjithçka me leckë pambuku.
4.Dhëmbët e bardhë janë dëshira e çdokujt.Përveçse një diete ushqimore të balancuar, ju mund t’i lani ato me lëkurën e bananes dhe me pas me kolinozin e zakonshëm.
5. Pickimet e mushkonjave apo mizave të çfarëdoshme nuk janë aspak të këndshme. Për të eliminuar skuqjen a po mavijosjen vendosni lëkurë bananeje. Ajo ndihmon gjithashtu edhe për kurimin e lythave dhe të nxirave.
6.Maskë për pikat e zeza : Kaloni në blender lëkurën e bananes dhe më pas shtoni një lugë çaji me sodë buke dhe 1 filxhan kafeje qumësht. Aplikoni këtë maskë në fytyrë dhe mbajeni për 30 minuta. Më pas lajeni me ujë të ftohtë .
7. Ne femrat e kemi shumë të veshtirë të rrimë pa ngacmuar fytyrën, sidomos kur na janë shfaqur aknet. Nëse keni shtrydhur ose shtypur aknet, ju mund të vendosni lëkurë bananeje. Mbajeni në fytyrë për 30 minuta dhe më pas lajeni.
8. Lyerjet e shpeshta, përdorimi i tepruar i tharëses dhe piastrës së flokëve, apo dhe ekspozimi në diell dëmtojnë flokët tuaj. Prandaj merrni lëkurën e babanes dhe kalojeni blender me pak ujë të vakët dhe mjaltë. Hidheni tek shampoja e zakonshme dhe përdoreni sipas dëshirës.
Living
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...