Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Zona e ngrënie, qoftë e vendosur në kuzhinë, në dhomën e ndenjes apo në dhomën ngrënies, duhet të jetë një vend ku ju merrni kënaqësi duke bashkëbiseduar me miqtë, familjen ndërkohë që hani. Harrojeni pra dhomën e ngrënies tradicionale që përdorej vetëm në raste të veçanta. Kjo dhomë duhet të jetë një vend plot jetë, në zemër të shtëpisë tuaj, në mes të dhomës së ndenjes dhe kuzhinës. Praktikisht, kjo pjesë (nëse nuk është e përfshirë në kuzhinë) duhet të jetë shumë afër saj.
Për të siguruar relaksim dhe mirëqenien, dhoma e ngrënies duhet të jenë e ndriçuar, e rregullt, dhe me orenditë thelbësore: një tavolinë mundësisht e rrumbullakët dhe ndoshta e mbuluar me një mbulesë, karrige të rehatshme. Pra as shumë e ngarkuar as shumë e zbrazët. Shmangni materiale të tilla si qelqi apo kromi që ftohin atmosferën (gjithashtu edhe tavolinën e xhamit që të jep një ndjenjë zbrazëtie). Për zbukurim zgjidhni pasqyra, tablo, qirinj, lule dhe sigurisht një ndriçim të mirë.
Në qendër të tavolinës vendosni një objekt katror nëse tavolina është e rrumbullakët ose një objekt të rrumbullakët nëse tavolina është katrore.
Së fundi, ngjyrat e gëzueshme do t’iu hapin oreksin dhe do të krijojnë një atmosferë të këndshme të dhomës.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...