Gjarpri tmerron pasagjerët në avion gjatë një fluturimi (Video)
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Ky përmirësim duhet të rrisë cilësinë e jetesës të banorëve të shtëpisë apo punonjësve të zyrës. Atëherë, për të larguar stresin, bëni Feng Shui...
Feng Shui ka në bazë të tij teknika të ndryshme kineze. Ai bazohet sidomos në dy forca të kundërta, në Yin dhe Yang. Kështu, këto dy parime bashkëjetojnë në natyrë dhe mendohet se përbëjnë origjinën e energjisë jetësore që na rrethon dhe që është gjithashtu brënda nesh. Njëlloj si akupunktura dhe tai-chi-chuan-i që përmirësojnë qarkullimin e energjisë në trupin tonë, Feng Shui ka si qëllim lehtësimin e lëvizjesnë mjedisin tonë.
Rregullimi i shtëpisë suaj
teorikisht, pra, është e domosdoshme të rregulloni apartamentin apo shtëpinë tuaj për të lehtësuar qarkullimin e Chi-së, por rregullat e Feng Shui-t janë shumë të komplikuara, prandaj disa shoqëri apo edhe individë të veçantë kërkojnë ndihmën e specialistëve. Megjithatë, duke u nisur nga disa të dhëna bazë, secili prej nesh mund ta kthejë mjedisin e tij në harmoni me parimet Feng Shui.
Dhoma e ndënjes
Dhoma e ndënjes duhet të ketë dy dyer, njëra pranë hyrjes dhe tjetra të bjerë direkt në dhomat e tjera, për të bërë të mundur qarkullimin e Chi-së. Asnjë kolltuk i dhomës së ndënjes nuk duhet t’u kthejë shpinën dyerve apo oxhakut, gjithnjë për të njëjtën arsye. Një tryezë katrore apo e rrumbullakët është më mirë se një tryezë ovale apo drejtkëndshe. Mund të vihet një televizor, me kusht që në anën e tij të majtë të vendoset një bimë e blertë për të eliminuar valët negative. Të evitohen katet e mesme, të cilat pengojnë qarkullimin e mirë të energjisë.
Kuzhina
Në kuzhinë, nuk duhet që vendi ku punohet t’ju bëjë t’i ktheni shpinën derës. Vendi i gatimit duhet të jetë larg lavapjatit dhe frigoriferit (zjarri nuk duhet të qëndrojë pranë ujit)
Banjoja
Banoja është një ambient që çliron shumë energji. Për të favorizuar qarkullimin e Chi-së, ajo duhet të jetë sa më larg hyrjes së shtëpisë apo apartamentit. Ajo gjithashtu nuk duhet të vendoset në fund të korridorit.
Dhoma e gjumit
Shtrati nuk duhet të vendoset direkt përballë derës. Por duhet që kjo e fundit të mund të shihet nga koka e shtratit. Mbi personin që fle nuk duhet të ketë instalime elektrike, as televizor apo aparate elektronike përballë tij. Duhet të hiqen bimët e blerta dhe akuariumet nga dhoma e gjumit (peshqit stimulojnë Chi-në duke e bërë në këtë mënyrë gjumin të pamundur). Shtrati nuk duhet të pasqyrohet në një pasqyrë, për të mos kthyer mbrapsh valët negative të çliruara nga trupi gjatë gjumit. Është mirë të mos ketë dritare në murin përballë portës, për të evituar zhdukjen e shpejtë të Chi-së.
Në zyrë
Mbani gjithnjë bimë në zyrë. Ato veprojnë në fluksin e energjisë dhe favorizojnë nismat dhe shpirtin ndërmarrës.
Nëse keni mundësi, evitoni mjediset e hapura të cilat favorizojnë stresin. Vendoseni kolltukun tuaj me shpinë në mur. Evitoni vendosjen e tryezës suaj përballë tryezës së një kolegu, për të shmangur tensionin.
Edhe në rast se nuk besoni në vlerat e Feng Shui-t, mos nguroni të ndiqni parimet e tij, sepse këto këshilla shpeshherë janë thjesht praktike.
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. Çaji mund t'j...
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...