Një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, ja ku ndodhet
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Ndonjëherë ky vend është “barka” jonë e shpëtimit në një ditë me shumë stres. Edhe nëse nuk kemi mundësi të jemi fizikisht aty, mund të udhëtojmë me mendje. Mjafton kaq pak për të ndryshuar humorin! Kjo teknikë psikologjike është ndër më të thjeshtat; “një vizitë” qoftë edhe për pak minuta në vendin tone të lumturisë na ndihmon të rigjallërojmë trurin dhe trupin, për të përballuar situatat në mënyrë më efektive. Ndërsa ju tani po mendoni vendin tuaj të lumturisë, zbuloni nga hipnoterapistja Fleura Shkëmbi, gazetari radiofonik Blendi Salaj dhe mbretëresha e muzikës popullore Merita Halili, vendet ku ata gjejnë qetësinë shpirtërore, vendet për të cilat kanë nostalgji dhe shumë kujtime të bukura për të rrëfyer.
Cili është ven di i parë që ju vjen ndër men d kur dëgjoni këtë shpre hje? Secili nga ne ka një vend të veçantë që i sjell gëzim. Aty ku zhurmat e makinave, trafiku, afatet e përfundimit të punës, takimet, mbledhjet, detyrimet e faturave, nuk ekzistojnë. Një vend ku ti sheh rreth e rrotull dhe thua: Çfarë mrekullie! Jam me fat që gjendem këtu!
Natyra është shtëpia jonë. Kur jemi në natyrë, ne rikthehemi në shtëpi! Kjo është ajo që na mungon në ditët tona të zhurmshme, të mbushura me stres e ngarkesa nga më të ndryshmet në Tiranë apo qytete të tjera të mëdha. Na mungon kontakti i këmbëve, i trupit me shtratin tonë të zanafillës. Të gjithëve na ka ndodhur të përhumbemi në një peizazh diku në det, në liqen a në mal, e të përjetojmë ndjesinë e bukur të gjendjes së transit. Rëndësinë e këtij vendi të veçantë e kam mësuar me kalimin e viteve dhe jo gjithmonë kam mundësi të jem aty fizikisht. Kështu që e ushqej pjesën shpirtërore me energji të pastër nëpërmjet mendjes. Çdo mëngjes, marr 15 minuta kohë për të medituar. Vë në sfond muzikën që do të më udhëheqë dhe zgjoj të gjitha shqisat me optimizëm. Kur e ndiej se dua apo duhet të shkëputem, nisem për në bregdet. Në fakt, kam konstatuar se të gjithë shqiptarët janë të lidhur me detin. Gjatë seancave të hipnozës, kur i ftoj të mbyllin sytë e të udhëtojnë drejt vendit të tyre të lumturisë, ata çlodhjen e gjejnë në det. Të bukurën e detit unë e gjej në çdo stinë. Sot është një ditë kur dielli nuk djeg dhe në këtë moment po ndiej aromën e jodit dhe të pishave që janë përreth, dëgjoj zhurmën e dallgëve dhe fëshfërimën e erës që është shumë qetësuese dhe më freskon fytyrën, përjetoj ngrohtësinë e rërës ndërsa hapat i hedh zbathur. Nuk ka nevojë për shumë, kjo qetësi më bën të rrjedh vetë në një gjendje paqeje e qetësie. Në këtë moment po përjetoj lumturinë! Deti më jep ndjesinë e pafundësisë ashtu si mali më jep atë të forcës! Ndonjëherë nuk është kaq i rëndësishëm destinacioni se sa është udhëtimi për aty. Nëse dua të shkoj në det, që për fat të mire e kemi afër, apo edhe në mal, veçanërisht në zonën e Hasit apo të Dukagjinit, nëse shoh një vend që më josh, për shembull një fushë me bar të njomë të sapo kositur, unë ndaloj. Aroma e vesës, e barit, era që më përkëdhel fytyrën, janë përjetime që i shijoj deri në fund. Vendi i lumturisë është aty ku jam unë, vendi i lumturisë është aty ku je ti, mbylli sytë, shih brenda vetes, ndiz të pesta shqisat dhe ndieje!”
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...
Disa pasagjerë që po përshkonin linjën e fluturimit nga Bankok për në Phuket, kanë parë tmerr me sy. Njërëzi...
Nga Denada Nako Çaji e sidomos ai jeshil është një pije e mrekullueshme. Më poshtë ju tregoj 10 benefite të tij: 1. &Cc...