Shtrigat ktheheshin në mace! Arsyet pse ato lidhen me magjitë e zeza dhe kanë 9 jetë
Macet janë, siç i përshkruajmë shpesh, krijesa misterioze. Ata kanë një atmosferë të ndryshme nga kafshët e tj...
Toskana, Itali
Konsiderohet si vendlindja e Rilindjes italiane, është një vend i mbushur me kulturë dhe shquhet për veprat më të bukura të artit, peizazhet, ushqimin dhe njerëzit e saj. Toskana ka qenë shtëpia e Mikelanxhelos, Leonardo da Vinçit, Galileos dhe Botiçelit, por aty është gjithashtu mahnitëse stina e pranverës. Jo më kot piktura “Pranvera” e Botiçelit, një nga kryeveprat e artit botëror, është realizuar në Toskanë. Vizitojeni këtë krahinë të mrekullueshme gjatë pranverës e do humbisni mes shkëlqimit që ofrojnë brezaret e fermave të mëdha.
Rocky Mountain, Kolorado
Parku Kombëtar “Rocky Mountain”, me 574 km2 pyje, 150 liqene e më shumë se 60 maja malesh, shtrihet në ndarjen kontinentale të Kolorados. Meqë lartësia mbi nivelin e detit e këtij parku është e madhe, atëherë pranvera vjen pakëz më me vonesë se në shtetet e tjera të Amerikës. Momenti më i mirë për të parë lulet që sapo çelin duke shmangur fundin e stuhive të dimrit, është mesi i majit. Nëse e vizitoni në pranverë, do të shijoni ndërrimin e brirëve të drerëve, dhentë që kullosin në shpatet e shkëmbinjve dhe fushat e mbushura me lule të egra.
Macet janë, siç i përshkruajmë shpesh, krijesa misterioze. Ata kanë një atmosferë të ndryshme nga kafshët e tj...
Kanye West dhe Bianca Censori teksa ishin drejtuar drejtë një qendre tregtare në Los Anxhelos, kjo e fundit u pa me një tjetër veshje...
Greqia pas datës 30 mars 2024, do të kufizojë hyrje-daljet me Shqipërinë. Të gjithë emigrantët që kanë...