Çfarë të vizitosh?

Mrekullitë natyrore të Shqipërisë të para nga aparati i Fation Plakut

+

deteifatioon
Ofertat e destinacioneve të huaja na kanë joshur aq shumë sa na kanë bërë të mos shohim vendin tonë. Shumica e bukurive natyrore të Shqipërisë, janë ende të pazbuluara. Terrenet e vështira për të shkuar te to, janë gjithashtu një arsye pse u kemi qëndruar larg por, janë disa njerëz, më të guximshëm e më të apasionuar se ne të tjerët, që shkojnë kudo. Fation Plaku, prej vitesh tashmë, udhëton e fotografon të gjitha vendet ku shkon. Vende ku jo të gjithë mund të shkojmë! Po ju sjellim në fotogralerinë e mëposhtme disa nga fotografitë e mrekullueshme të tij…