Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Shumë njerëz po shkojnë të shohin ujëvarën Skradinski të Kroacisë, e njohur për 17 shkallët që mbulojnë një sipërfaqe të madhe në Parkun Kombëtar Krka. Është bërë aq popullor sa zyrtarët e parkut kanë limituar numrin e turistëve që mund ta vizitojnë. Menaxhimi i parkut lajmëroi ndryshimin javën e shkuar, sipas Lajmeve kroate, në një përpjekje për sigurinë e vizitorëve dhe për të mbrojtur pasurinë natyrore të zonës. Sipas website-it të parkut, Skradinski është një nga pjesët më të vozitura të parkut. Zyrtarët kanë vendosur të limitojnë numrin në 10 mijë.
Stradinski ka një rrjet shtigjesh dhe urash që i lejojnë turistët të admirojnë ujërat që rrjedhin gjatë gjithë vitit.
Si ujëvara më e gjatë përgjatë Lumit Krka, Skradinski zbret në një liqen më të ulët që është bërë pikë popullore për notarët.
Ka gjithashtu mullinj të rinovuar uji që i kanë rezistuar shekujve. Disa prej tyre janë konvertuar në dyqane suveniresh, mensash dhe zona ekspozitash, ndërsa ata që duan të bëjnë ecje sportive mund të shfrytëzojnë shtegun nga Lozovac dhe Skradin.
Ata që vizitojnë zonën do të drejtohen në pjesë më pak të populluara të parkut, me të mbërritur numri 10 mijë për të pritur më pas të pastrohet zona. Parku shtrihet mes lumenjve Krka dhe Čikola dhe është i njohur për ujëvarat madhështore dhe plot peizazhet që formohen nga ato.
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...