Çfarë të vizitosh?

Pushime në shtator? Shqipëria renditet në 5 sugjerimet më të mira të Huffingtonpost

+

gjgipems
Nga Shqipëria në Tanzani, nga Argjentina në Marok: ia vlen të vizitoni këto vende me kosto më të ulët, më pak turistë dhe një klimë më të freskët, shkruan Huffingtonpost.

Shumë prej nesh zgjedhin të kalojnë verën dhe t’i lënë për pushimet në shtator. Ndërsa kolegët tuaj përballen me stresin ri-hyrjes në punë, në shtator ju do të keni mundësi për të zgjedhur me dhjetëra destinacione në mbarë botën, shpenzuar shumë më pak, temperaturat e larta të verës dhe klimën e mrekullueshme. Këtu janë pesë sugjerime për udhëtimin e shtatorit nga Peruja në Greqi, nga Afrika në Shqipëri, që sjell Huffington post.

Sarandë, Shqipëri – Fillojmë me atë që disa e konsiderojnë Kroacinë e re, një krahasim që nuk është aspak i ekzagjeruar: Shqipëria është e pasur me histori, kulturë, plazhe të bukura dhe natyrë të harlisur. Është lehtë e arritshme, pasi ka kosto shumë të moderuar. Shtatori është koha ideale për ta vizituar atë. Ju do të keni mundësi të zbuloni mbi 460 km vijë bregdetare. Nëse ju pëlqen deti atëherë keni shumë zgjedhje: Nga Velipoja që është plazhi i parë që do të hasni në veri e dëri në Palasën e bardhë. Nga ujërat me ngjyra të kaltra ishullit të Ksamilit në jug të Sarandës e deri në Karaburun.

Zanzibar Holiday Special Gold Zanzibar beach house and spa Pristine ocean

Zanzibar, Tanzania – Shtatori është një nga periudhat më të mira për të fluturuar në këtë ishull të bukur, klima është më e freskët dhe e këndshme. Zanzibar është një parajsë me plazhe të bardhë, një det pabesueshm me nuancat e blusë elektrike deri në smerald të gjelbër. Një kryqëzimin i kulturave shumë të ndryshme: Indiane, Arabe, Perse dhe Evropiane.

Buenos Aires, Argjentinë – Në shtator, kur ftohti i dimrit nuk ka ardhur dhe vendi nuk është tërësisht i pushtuar nga turistët, Buenos Aires është edhe më interesant. Në “Parisin e Amerikës së Jugut”, siç është quajtur, ju mund të endeni nëpër artin të rrugës së Barrio Palermos, mund të vëzhgoni Plaza de Mayo dhe Casa Rosada dhe shume destinacione të tjera.

Marrakech, Marok – Muajji shtator për ata që duan të shkojnë në Marrakech, Marok është perfekt. Që nga shtatori, klima bëhet më e butë dhe mund të jetë koha e duhur për të marrë në rrugët e një nga qyteteve më interesante të kontinentit afrikan, një udhëkryq i kulturave të ndryshme dhe grupeve etnike, mrekullive gastronomike dhe tregtarëve intrigues.
Korfuz, Greqi – Çdo verë ishujt grekë pushtohet nga turistë nga e gjithë bota. Por në shtator gjërat ndryshojnë: plazhet janë bosh dhe koha është më e këndshme. Korfuzi, ka një qytet të lezetshëm të vjetër, një Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s që nga viti 2007. /Dritare.net/