Këshilla për udhetimet

Ja çfarë duhet të dijë një grua shtatzënë nëse udhëton me avion

+

avionerv

Sigurisht që nëse do t’ju duhet të bëni një udhëtim me avion gjatë shtatëzanisë duhet të këshilloheni më parë me mjekun tuaj gjinekolog pasi ai është në dijeni të gjendjes tuaj shëndetësore. Në një periudhë të caktuar të shtatëzanisë, do t’ju duhet të keni me vete një çertifikatë mjekësore, në të cilën zakonisht paraqiten informacione në lidhje me:
• Aneminë e rëndë me heloglobinë nën 7.5 g/dL;
• Edemat (fryrjet) e gjymtyrëve të poshtme;
• Hemorragjinë e zhvilluar gjatë kohëve të fundit;
• Otiti i mesëm dhe sinoziti;
• Krizat hemolotike në prani të anemisë;
• Operacione të mundshme gastro-intestinale.
Ky udhëtim paraqet një rrezik për shfaqje të tromboembolisë venoze, sidomos nëse udhëtimi do të zgjasë më shumë se 4 orë.
Si duhet të veproni ndërsa udhëtoni me avion?
Gruaja duhet të veshë çorape elastike si edhe të bëjë ushtrime “stretching” të këmbëve, të bëjë ecje në kabinë, të pijë sa më shumë ujë, si edhe të evitojë pirjen e pijeve alkolike apo me përmbajtje kafeine. Gjithashtu, para se të fluturoni duhet të informoheni në lidhje me çertefikatën mjekësore që kërkon kompania ajrore. Disa e kërkojnë atë në muajin e 7-të, disa në muajin e 5-të dhe në vazhdim, për t’ja kërkuar më pas atë gjinekologut tuaj. Gjithsesi këshilla jonë do të ishte të evitonit fluturimet e gjata! Burimi: Ëebsite për nënat