“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Të gjithë u habitën kur e panë gazetaren e njohur të ekraneve shqiptare të moderonte edicionin e lajmeve të Zërit të Amerikës. Pak e dinin që ajo e kish lënë Shqipërinë për atdheun e mundësive. Menada Zaimi rrëfen jetën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ndërsa na shëtit në distriktin e Uashingtonit.
Vendet për të mos u humbur
Qyteti është shumë i bukur! Mund të shëtisësh në këmbë ka parqe pa fund, mund të bësh sport, pish kafe, të gjitha në një paketë. Do të sugjeroja të mos shmangej vizita në memorialin kushtuar viktimave të sulmeve terroriste në 11 shtatorin e 2001 në Pentagon apo Arlington House një memorial i gjallë kushtuar George Ëashingtonit vendosur në varrezat kombëtare.
Qyteti ku unë banoj është shumë pranë disa zonave që gjithashtu nuk duhen humbur Old Toën Alexandria, me një pamje të pakrahasueshme pranë lumit Potomac apo Georgetoën në Ëashington D.C ku ndodhet një prej universiteteve më të vjetër të SHBA të themeluar në 1789.
Cila është koha më e mirë për ta vizituar
Sugjeroj Krishtlindjet për atmosferën e bukur që të ofrojnë, por dhe pranverën. Ëashington D.C njihet si vendi që organizon festivalin e luleve të qershive që çelin mes mesit të marsit deri në mes të muajit prill. Është një spektakël i vërtetë arome e ngjyre, që pret çdo vit me mijëra vizitorë nga e gjithë bota. Të jem e sinqertë kjo do të jetë hera e parë që unë do ta shijoj këtë vit, por është rrëfimi i parë që të bëjnë ata që jetojnë këtu.
Ku të kthesh një gotë
Mundësitë janë pa fund por unë do të sugjeroja bar restorantin irlandez, Daniel O’Connell’s në King Street Alexadria, VA.
Ku ta shijosh kulinarinë vendase
McCormick and Schmick’s Ëashington DC, restorant me kuzhinën më të mirë të produkteve të detit, por sidomos të gatimit të biftekut.
Pjatat tipike
Pjatat tipike amerikane janë të panumërta por bifteku me salcë të përgatitur posaçërisht për pjekjen e tij në skarë është një nga më popullorët.
Ku të hedhësh dy hapa
Në parkun në krah të lumit Potomac në Alexandria të Virginias. Nuk ka pamje më të mrekullueshme se aty madje ofrohen dhe shëtitjeve me anije të vogla posaçërisht në shërbim të turistëve.
Ku të shpenzosh ca para për shopping
Në Old Toën Alexandria në Virginia, Georgetoën D.C apo Pentagon City Mall i gjen të gjitha nga firmat më të mëdha amerikane tek ato evropiane.
Pak informacion për vendasit
Të sjellshëm por të ftohtë, sidomos në metro në mëngjes..:)! Vetë amerikanët thonë se kur zbret më në jug, njerëzit janë më të ngrohtë dhe më mikpritës, ndoshta dhe sepse dhe moti është më i ngrohtë.
Qyteti shëtitet më mirë me...
Me metro, shmang trafikun sidomos gjatë ditëve të javës pas orës 4:30 pasdite. Rrethinat larg rrugëve ndërshtetërore mund t’i shëtisësh me makinë me qira çmimet janë ekonomike.
Ku të shpengohesh netëve
Një nga lagjet më të bukura për këtë është Adams Morgan në Ëashington D.C, qendra më e madhe e jetës së natës këtu. Mund të shijosh muzikën kryesisht latine, por dhe arkitekturën e godinave përreth që datojnë shekullin 19 dhe 20.
Disa këshilla ekstra!
Pyet gjithnjë banorët vendas, ata që njohin në deje qytetin. Nga ata mund të marrësh informacion se ku mund ta shijosh vërtet qytetit, skutat e bukura të tij ato që shpesh nuk i gjen lehtë në Google. Amerikanët nuk lodhen t’u shpjegojnë turistëve apo banorëve të rinj qytetin e kanë pjesë të krenarisë natyrale.
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...