Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Teuta Borova është nga ata njerëz që të bëjnë për vete që herën e parë që i takon. Edhe nëse nuk ndihesh mirë, energjia pozitive që ajo përçon, do të të mbajë gjallë gjatë gjithë ditës. Përveç natyrës impulsive, Teuta dallohet për shpirtin aventuresk, për dëshirën për të zbuluar botën e nëpërmjet saj, vetveten. Takimi me të më shërbeu si katalizator për të vazhduar ditën. Të dish të udhëtosh, të përzgjedhësh destinacionet më të padëgjuara, të ruash kujtimet në arkivin tënd e më pas të dish t’i shprehësh bukur ato, është një tjetër veçori e saj. Kjo është Teuta Borova, vajza nga Tirana, e cila e ka në gjak udhëtimin. Ajo e nisi këtë rrugëtim që para njëzet vitesh, atëherë kur për ne të gjithë, të dilje jashtë vendit, ndryshe nga sot, ishte një gjë jo fort e zakonshme. Tashmë, këtë pasion e ka shndërruar në një profesion të mirëfilltë. Për të, udhëtimet janë shkollë më vete.
Kur kthehesh nga një udhëtim, ti di më shumë sesa dije para se të niseshe. Muhamedi thoshte: ‘Mos thuaj sa i shkolluar je, por sa i shëtitur je.’ I shëtituri, i dituri. Sa më shumë vende me tradita e mentalitete të ndryshme të shkelësh, aq më shumë mëson. »
Mbase tingëllon çuditshëm, por që në fëmijëri, Teuta e ka parandier se si do të ishte e ardhmja e saj: do të vizitonte botën. Në fillim të viteve ’90, duke qenë se ishte e lirë dhe e pavarur, hapi një qendër estetike në Tiranë. Ishte viti 1997 kur preku një realitet krejt ndryshe, që deri asokohe e kishte njohur vetëm nëpërmjet televizorit: Romën me historinë dhe arkitekturën e saj të magjishme. Që në udhëtimin e parë në Romë, e kuptoi se bota e saj e brendshme, shijet dhe pasionet ishin jashtë kufijve. Kështu, udhëtimet ndoqën njëri-tjetrin. Pas Romës, erdhi Vjena, Majorka e plot vende të tjera. Për turisten pa kohë, të udhëtosh, do të thotë gjithçka. Gjatë udhëtimeve njeh më mirë veten, njihesh me kultura, mentalitete, histori, arkitekturë, kulinari të ndryshme dhe krijon një lidhje të veçantë me botën. “Takon njerëz nga e gjithë bota, që ndajnë të njëjtin pasion me ty, dhe shkëmben përvoja nga më të ndryshmet. Udhëtimet të dhurojnë optimizëm, motivim për jetën, energji. Në njëfarë mënyre, fillon të kuptosh që planeti është shtëpia jote.
Klikoni ne faqen edyte
Duke qenë se brenda vitit gjendesh në vende të ndryshme, unë them se ku ke zemrën, ke shtëpinë! – shton ajo. Përveç kësaj, Teuta është e lirë të udhëtojë vetëm, pa u kushtëzuar nga të tjerët. Ka zgjedhur këtë jetë dhe ndihet mjaft rehat. - Udhëtoj me lirinë dhe pasionet e mia. Njerëzit kanë shije dhe perceptime të
ndryshme. Asnjëherë nuk ndihem e vetmuar. Jam në sinkron me botën ku jetoj dhe me gjithçka që më rrethon. Qytetet dhe vendet ku udhëtoj, më bëhen si shoqe, sepse ato flasin dhe tregojnë pa fund.”
Teuta Borova, e cila e ktheu pasionin në profesion, këshillon se për të rezervuar një udhëtim, duhet të bësh shumë kujdes në përzgjedhjen e hotelit, vendit ku do të shkosh, largësisë nga aeroporti në hotel, biletave që mund të presësh për autobusët, vendin ku mund të shijosh një drekë apo një darkë të mirë etj. Kështu, mund të kursesh sa më shumë e t’i dhurosh vetes një udhëtim tjetër. Në botë, brenda shteteve, ka fluturime “low cost”. Më mirë të gjesh fluturime të tilla, sesa të shkosh në jug të vendit për fundjavë. Ka bujtina me kushte shumë të mira dhe çmime tepër të lira, ku mund të njihesh me udhëtarë nga e gjithë bota. “Mendja e mençur kursen para” është motoja e Teuta Borovës, e cila shpreson që, në të ardhmen, të hapë një agjenci të vetën ose një faqe interneti që do t’i vinte në ndihmë çdokujt që e dashuron udhëtimin. NGA SANTANA ÇOMORA
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...