Këshilla për udhetimet

Rregullat e art të paketimit, ja çfarë duhet të merrni kur udhëtoni një fundjavë

+

valixhjsa

Rregullat kryesore të valixhes së fundjavës janë fakti që duhet të jetë e vogël e të qëndrojë kudo edhe si bagazh dore nëse do të udhëtojmë me avion. Tani do mendoni që një valixhe e tillë është shumë e vogël dhe nuk mban asgjë nga sendet që ju nevojiten . Gaboni, sepse sekreti i valixhes së vogël të fundjavës qëndron te organizimi. Disa këshilla se si të jeni perfekt në çdo rast për një fundjavë gjysëm pune ja u tregojmë ne. 

Njëra nga sendet e para që duhet vendosur në valixhe është padyshim një fustan i shkurtër i zi. Fustani i shkurtër i zi është ajo veshje që qëndron mirë me çdo gjë, një xhub xhinsi, njw xhub lëkure, një xhaketë me ngjyrë , më këpucë të sheshta apo me taka. Fustani i shkurtër i zi është ajo veshje që i reziston kohës dhe e përshtatshme për raste dhe okazione të ndryshme. Një tjetër rrobë që nuk duhet të mungojë është padyshim dhe këmisha e bardhë. Kjo e fundit kombinohet me çdo gjë, me xhinse, me pantallona më serioze, me një fund ose dhe me një palë pantallona të zeza. Në fakt kur bëjmë gati valixhen për një fundjavë të shkurtër duhet të mendojmë dhe për një ngjyrë bazë që do të jetë ngjyra e pantallonave apo e fundeve për shembull. Mund të zgjidhni ngjyrën që dëshironi, por e zeza është një ngjyrë e kombinueshme , e sigurtë, e thjeshtë dhe që nuk krijon konfuzion. Pra veshjet e tjera që nuk duhet të harrojmë janë padyshim një palë pantallona të zeza dhe një palë xhinse për të pasur mundësinë të bejmë një shëtitje apo vizitë në muze dhe një xhaketë me ngjyrë.
Përsa i përket këpucëve është e këshillueshme që të kemi një palë këpucë të ulëta tip balerine dhe një palë dekolte të zeza me taka, një tjetër aksesor me të cilin nuk gaboni kurrë .
Përpos veshjeve rëndësi të veçantë kanë dhe tualetet apo akesorë të tjerë të higjenës personale . Është e këshillueshme që të gjitha këto sende t’i ndajmë në dy çanta të veçanta, njëra për tualetin dhe tjetra për higjenën personale.
Nëse i ndiqni të gjitha këto këshilla ju sigurojmë që jo vetëm do të keni hapësirë të mjaftueshme për të gjitha veshjet dhe sendet e nevojshme por dhe vend për pak blerje apo shopping në fundjavë.

Valixhja e fundjavës
1. Një fustan i zi të shpëton në çdo okazion
2. Një palë xhinse dhe një palë pantallona të zeza janë esenciale
3. Një këmishë e bardhë qëndron mirë me çdo gjë, spor dhe klas ! Keshilla nga Sfida imobiliare