Shenjat që paralajmëron Meri Gjini, çfarë ju pret këtë fundjavë
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
STINA E VERËS SJELL GJITHNJË UDHËTIME E ARGËTIME. CARPISA, MARKA ITALIANE E PORTOFOLAVE, ÇANTAVE, AKSESORËVE E VALIXHEVE, KA MARRË PARASYSH QË T’JU OFROJË PUSHIME TË SIGURTA, PRAKTIKE E PLOT DINAMIZËM NËPËRMJET KOLEKSIONIT TË SAJ, DUKE U BËRË KËSHTU SHOQËRUESI JUAJ MË I MIRË I PUSHIMEVE VERORE.
Nëse më parë ideja për të sistemuar një valixhe ju turbullonte, tani një valixhe Carpisa është si një shtëpi me dhoma të ndara e të organizuara mirë. Të jeni të sigurt se do të jeni super të organizuar. Nuk do të harroni asgjë, e ndërkohë do të ndiheni të lehtë për të pushuar apo udhëtuar kudo qoftë. Këtë rrugëtim në çdo cep të botës jua siguron vetëm valixhja Carpisa. Me një varietet modelesh e madhësish ajo përshtatet me çdo lloj udhëtimi që po planifikoni, qoftë kjo një fundjavë apo pushime të gjata. Marka e njohur italiane tashmë u ofron klientëve të saj një arsye më shumë për ta besuar. Nëse blini një valixhe Carpisa, do të pajiseni edhe me një fletë garanci, e cila do të marrë përsipër çdo dëm material dhe do t’ju kompensojë valixhen tuaj. Nuk mbaron me kaq… Nëse valixhja juaj humbet, mund të drejtoheni në zyrat e çdo aeroporti ku gjenden sendet e humbura dhe të deklaroni dëmin që keni pësuar. Carpisa, më shumë se një valixhe, është bota juaj, një botë që udhëton e sigurt në çdo skaj. Materialet e valixheve janë të ndryshme: prej cope e deri te mikrofibrat, që janë më të sigurta e të forta për t’ju transportuar nga një aeroport në tjetrin e nga një stacion treni në tjetrin. Çdo aksesor i Carpisa-s mund të ndërrohet, që nga rrotat e deri te dorezat e lëvizshme. E mbi të gjitha këto, përmasat e valixheve Carpisa të përshtatura për kabinat e avionëve e bëjnë udhëtimin tuaj jo vetëm të sigurt por edhe praktik.
BOTA JOTE NË NJË VALIXHE TË ORGANIZUAR
Carpisa ju siguron gjithçka që ju duhet për të udhëtuar, që nga seti i shampove dhe kremrave, çanta për sendet personale, jastëk udhëtimi, aksesorë elektronikë, peshore për të peshuar valixhen para se të niseni, këllëf pasaporte e dokumentesh, dry me kod e deri te etiketat që vendosen në valixhe, me të dhënat tuaja.
KOLEKSIONI I ÇANTAVE
Elegancë, thjeshtësi dhe bukuri: ky është koleksioni Verë 2016 i Carpisa-s. Një triptik I ndërthurur bukur, me shije, i kuruar në çdo detaj dhe për çdo moment të ditës. Ideuar për një femër të vërtetë dhe seksi, eleganca dhe thjeshtësia janë simbolet kryesore të kësaj marke të njohur italiane. Çanta Carpisa mund ta shndërrojë pamjen tuaj nga të zakonshme në glamour, nga sportive në elegante. Koleksioni i kësaj stine të nxehtë përbëhet nga një gamë e gjerë modelesh dhe aksesorësh, si: çanta për punë, çanta shpine, stil postieri e deri te çantat e vogla për mbrëmje. Nga çantat floreale e deri tek ato që janë lajtmotivi i verës: çantat e plazhit janë unike me modele dinamike dhe me rezistencë të lartë falë materialit prej polikarbonati, me përforëcime në
cepa e me ngjyra fantastike. Portokallia dhe e gjelbra e smeraldit janë dy mbretëreshat e ngjyrave të kësaj vere në botën Carpisa. Marka e njohur italiane ka menduar çdo detaj për ta bërë pamjen tuaj sa më femërore, të kuruar dhe plot sharm. Imazhet e kësaj vere janë dy motrat Cruz (Penelope dhe Monica) me Capsule Collection. Nuk ju mbetet gjë tjetër, përveçse t’i shtoni koleksionit tuaj një aksesor më shumë me logon e bukur të breshkës. Carpisa menaxhohet nga Fashion Group, pjesë e grupit Balfin, grupit më novator në Shqipëri dhe rajon dhe e gjeni me dyqanet e saj në qendrën tregtare TEG dhe në rrugën “Myslym Shyri”, në Tiranë.
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...
Njoftimi i Kate Middleton se ishte diagnostikuar me kancer tronditi botën, menjëherë pas lajmit se edhe mbreti Charles vuante nga kanceri, duke...