Kuratorja e imazhit Esmeralda Zoto tregon se a vishet stil apo jo kryeministri Rama
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Destinacionet më të bukura evropiane
Në muajin Gusht, temperatura e ujit dhe ajrit i kalon 20°C. Në mënyrë që dielli të mos bëhet armiku juaj kryesor, mos harroni kremin kundra diellit!
Kush dëshiron të qëndrojë në Shqipëri për muajin Gusht, natyrisht mund të shkojë në një nga plazhet e panumërta që ndodhen në të gjitë shtrirjen bregdetare të vendit apo të shkojë në vende të mrekullueshme malore si në Theth, Valbonë, etj.
Kush dëshiron të shkojë në Francë, mund të shkojë në Côte d’Azur, ku ndodhen me qindra kilometra plazhe. Kujt nuk i pëlqejnë plazhet e zhurmshme të Kanës apo Nisës, mund të zgjedhin bukuritë e Antibës.
Nëse dëshironi të kaloni muajin Gusht në Itali, mund të shkoni në napoli apo në Siçili.
Ky i fundit ofron vende të mrekullueshme, vullkane, parqe të bukura dhe sigurisht, ndërtesa baroke.
Parajsa të vërteta
Ishulli i Korfuzit është një destinacion shumë i bukur për muajin Gusht. Nëse kryeqyteti i ishullit ju fton për t’u njohur me banorët e për të ndarë me ta jetën e tyre të përditshme, bregu i Paleokastricas ofron një dekor ëndrre për të kaluar pushimet në plazhin e Korfuzit.
Në rast se dëshironi të kaloni pushimet në pjesën kontinentale, Spanja ka shumë vende të përshtatshme për t’ju ofruar. Lëreni mënjanë gjallërinë e mrekullueshme të Barcelonës dhe shkoni në Andaluzi, një muze i mirëfilltë në qiell të hapur. Nëse pjesa e brëndshme e krahinës ofron thesarë të vërtetë arkeologjikë e historikë, La Costa de la Luz ofron një mjedis të qetë dhe kushte ideale për të ushtruar surf-in.
Drejt vendeve më ekzotike
Nëse keni parashikuar të udhëtoni gjatë muajait Gusht 10 ditë e më tepër, idealja do të ishte të bënit një udhëtim të gjatë, sa më pranë ekzotizmit. Përse të mos shkoni në Djerba? Kjo perlë e Tunizisë ofron kilometra e kilometra plazhe rëre të bardhë dhe shumë hotele luksoze ku mbizotëron një atmosferë fshatarore,
Sri Lanka do të ishte një destinacion i veçantë veror. Do të vizitonit qytetin në shpinën e elefantit, do të ndalonit në fermën e breshkave dhe do të mësonit zhytjet nën-ujore.
Kush është i etur pas aventurës, mund të zgjedhë edhe Perunë për të kaluar pushimet në muajin Gusht.
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...
Eni Shehu, i ftuar në emisionin “Natën me Aulonën”, ka folur për marrëdhënien e tij me Arbana Osmanin, duke thë...