Si të udhëtosh me low cost?

Si të kaloni pushimet me pak para

+

lowcost Dëshironi të realizoni pushime të mrekullueshme, por nuk keni shumë para? Ne kemi disa ide për ju.


Oferta e minutës së fundit
Ndiqni ofertat e agjencive sidomos ato ne te cilat shkruhet "last minute". Ndodh që t’ju ofrojnë mundësi të shkëlqyera duke shpenzuar shumë pak.

Bëhuni vullnetar
Leni mënjanë disa ditë vetëm për tu bërë vullnetar. Kjo do të ishte një mënyrë e mirë për të kaluar disa ditë nga pushimet tuaja.

Vizitoni familjen, miqtë apo të afërmit
Nëse nuk keni shumë para për të udhëtuar, një nga zgjidhjet më të mira është që të shkoni për të vizituar miqtë apo familjarët tuaj. Jo vetëm që do të shpenzoni më pak të para, por edhe do të keni mundësi të shikoni  personat që nuk i keni parë për shumë kohë.

Kampingu
Pse të mos i kaloni pushimet tuaja në natyrë? Të lira, interesante dhe sigurisht aventureske.

Qëndro në qytet
Nëse nuk kemi mjaftueshëm para për të udhëtuar dhe gjithashtu nuk keni ndonjë punë për të bërë këshilla jonë do të ishte të qëndroni në qytetin tuaj dhe të ndiqni eveniment përkatëse.