Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Prokuroria e Beratit ka kërkuar 4 vite burg për mjeken pediatre Shpresa Karkanjozi, e cila është akuzuar për “mjekim të pakujdesshëm” që solli vdekjen e 3-vjeçares I. Dërrasa. Sipas ''BallkanWev" vogëlushja ishte e shtruar në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, ku gjeti edhe vdekjen në 23 janar 2017. Menjëherë pas vdekjes së vogëlushes, prindërit e saj akuzuan mjeken, duke pretenduar se vajza kishte vdekur nga një reaksion nga mjekimet që i hidheshin në serum. Çështja penale në ngarkim të mjekes Shpresa Karkanjozi ka 8 muaj që po hetohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve dhe ekzaminimit të raporteve të ekspertëve të mjekësisë ligjore, është kërkuar nga organi i akuzës dënimi me 4 vite burgim për mjeken dhe tashmë gjithçka ngelet në dorë të Gjykatës. 3-vjeçarja I. Dërrasa ishte e shtruar prej 5 ditësh në Repartin e Pediatrisë në Spitalin Rajonal të Beratit, për shkak të virozëve, por pas reaksionit të shkaktuar pas një serumi të marrë kaloi në gjendje kolapsi dhe për pasojë gjeti vdekjen në 23 Janar 2017. Prindërit madje deklaruan se stafi i këj repar ishte treguar i pamëshirshëm dhe çnjerëzor me ta pas vdekjes së vajzës, duke i larguar në shtëpi me vajzën e vdekur ndër duar. Çështja penale në ngarkim të mjekes Shpresa Karkanjozi ka 8 muaj që po hetohet në Gjykatën e Shkallës së Parë Berat, ku pas pyetjes së të gjithë dëshmitarëve dhe ekzaminimit të raporteve të ekspertëve të mjekësisë ligjore, është kërkuar sot nga organi i akuzës dënimi me 4 vite burgim për mjeken dhe tashmë gjithçka ngelet në dorë të Gjykatës
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...