Nutricionistja Diola Dosti bën publike videon plot puthje e prekje me partnerin e ri
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Kur bëhet fjalë për fëmijët, të gjithë prindërit përpiqen t’u sigurojnë kushtet më të mira për zhvillimin dhe rritjen sa më të shëndetshme. Ata përzgjedhin ushqimin më të mirë, veshjet më të përshtatshme, përdorin produktet e higjienës më të këshillueshme etj. Në mirërritjen e një fëmije, një rol të rëndësishëm luan edhe gjumi. Kohët e fundit është vënë re një trend i çuditshëm përsa i përket gjumit të bebes, fjetja në kuti kartoni.
Një traditë finlandeze e foshnjave që flenë në kuti po përhapet me ritme të shpejta në të gjithë botën, pasi prindërit po përpiqen të rrisin sigurinë e fëmijëve. Kjo kuti si shportë përmban brenda përparëse, kostum për fëmijë, pelena, një dyshek dhe produkte për larjen e fëmijës dhe dyshek. Ajo daton që në vitet ’30 në Finlandë, ku ka ndihmuar këtë vend që të ulë numrin e vdekshmërisë së foshnjave.
Kjo traditë u huazua fillimisht nga Britania, pasi qeveria finlandeze i dha një kuti për bebe princit William dhe dukeshës së Cambridge, Kate Middleton për pinjollin George.
Ideja është bërë më popullore pasi tre baballarë në Finlandë vendosën të nisin një biznes për krijimin e kutive në të gjithë botën. Këtë ide e kanë përkrahur edhe profesionistët e shëndetit, të cilët thonë se kutia ndihmon për parandalimin e infeksioneve dhe ul rrezikun për mbytjen e fëmijës.
Burimi: ‘’The Sun’’
Prej disa kohësh si një nënë beqare dhe super elegante, padyshim dhe e bukur, nutricionistja Diola Dosti nuk pengohet nga asgjë t&eum...
Pashka (ose edhe Pashkët) është festa (e kremtja) më e madhe e kalendarit liturgjik të Kishës Katolike dhe të kishave t&eum...
Pluhuri saharian i cili mbërriti në Shqipëri që prej mëngjesit të ditës së djeshme dhe që pritet të zgjas&eu...