Aktualitet

Bëmë baba të të ngjaj, Edi Rama publikon foto nga pushimet me Zahon/Fotogaleri

+

edramaal

Në një intervistë të dhënë disa ditë më parë në një emision i cili e solli Edi Ramën të zhveshur nga kravata e kostumi i politikanit, kryeministri i Shqipërisë do të deklaronte se edhe për të kishte ardhur për pushime. Si gjithmonë, besnik i destinacionit të tij të preferuar Dhërmiut, Rama jo vetëm që do të pushojë e të shtendoset nga gjithë skenari i ngarkuar politik i këtyre, por mbi të gjitha do t'i gëzohet kohës së kaluar në familje. Ai është shprehur vazhdimisht se i vjen keq që nuk është aq i pranishëm në jetën e Zahoh dhe shfrytëzon çdo moment të lirë për të kaluar në kohë, duke filluar që nga lojërat me top e deri tek ngjyrja e gishtave me bojëra uji. Edhe pse kryeministri ka zgjedhur të ruajë gjithmonë privatësinë e të birit, një foto e publikuar sot në Instagram jo vetëm që tregon një moment e lidhje shumë intime bab'e bir teksa Rama mban pinjollin e vogël të familjes kalapiç (në qafë), por edhe një ngjashmëri mes tyre. Zaho dhe Rama pëlqejnë veshjet sportive dhe kanë të njëjtën formë koke.

edushi