Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Nga Blerina Bombaj
Te nderuar miq dhe mikesha, ka kohe qe me bren perbrenda fakti se ne vendin tone, nje pjese derrmuese e njerezve dhe vecanerisht femijeve, ushqehen shume keq. Kjo duket qartazi ne koshat e supermarketeve, ne ushqimet e ofruara jashte kangjellave te shkollave, ne ushqimoret e lagjeve, ne festat e ndryshme, dhe me se shumti ne ambalazhet e hedhura pertoke rrugeve te fshatrave.
Ka kohe qe ky fenomen me vret teksa eci rrugeve te fshatit ku jetoj. Femijet e kane tashme stil jetese konsumin e perditshem te ushqimeve industriale, qe nje Zot e di nga vijne dhe cfare kane brenda. Duket se keta femije e konsiderojne pjese te kenaqesise dhe shperblimit, konsumin e embelsirave, patatinave, cibukeve, lepireseve, akulloreve, cokollatave, biskotave etj. Duke marre parasysh edhe standartin e jeteses ne zonat rurale, kuptohet qe cmimi i ketyre ushqimeve eshte aq i lire sa te jete i perballueshem.
Por cfare permban ai ushqim qe eshte aq i lire? A e dine keta prinder se po ju helmohen femijet cdo dite?? A e dine ata qe rastet e diabetit te femijeve qe paraqiten ne QSUT jane shumefishuar krahasuar me vite me pare, dhe diabeti eshte vetem nje nga semundjet kronike ne shtim? A e dine ata se cfare kosto ka semundshmeria per femijen dhe familjen e tyre? A e dine ata se ushqimet qe prodhohen ne fabrike, kane si qellim fitimin dhe jo shendetin e femijes se tyre? A e dine ata se nenat tona nuk do na ushqenin kurre me patatina? Jo! Nuk e dine, sepse asnje prind nuk e do te keqen e femijes se tij. Por eshte detyra e shtetit, detyra e profesionisteve dhe detyra e te gjitheve ne, te rrisim ndjeshmerine ndaj ketij fenomeni. Ju lutem, promovoni traditat tona, ushqimet qe na kane rritur ne, ushqimet e tokes sone dhe te duarve tona!
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...