Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Për herë të parë në Shqipëri, vjen eksperimenti më i madh botëror i kontaktit vizual. Le të ndajmë një minutë kontakt sy më sy me njëri tjetrin në publik, për të ringjallur ndjeshmëritë e përbashkëta njerëzore në Tiranë.
Ky projekt është pjesë e www.eyecontactexperiment.com, koordinuar nga The Liberators International në qytete të ndryshme mbarë botën. Pjesëmarrja juaj në datë 23 Shtator 2017, do të kontribuojë në krijimin e një mesazhi videozanor global për paqen dhe lidhjet humane në botë. Regjistrohuni në event zyrtarisht në http://bit.ly/OfficialEyeContact2017
Si mund të ndihmoni:
1. Ejani në shesh në datë 23 Shtator dhe përjetoni emocione me qenie të tjera njerëzore
2. Po kërkojmë për vullnetarë që të na ndihmojnë në organizimin e eventit dhe për të kapur momentet më të bukura në video. Shkruani te wall-i në event ose na kontaktoni në [email protected], nëse keni dëshirë të na bashkoheni
3. Ftoni familjen dhe miqtë në Facebook dhe në jetën reale
4. Ftoni media apo organizata që mund të jenë të interesuar
5. Bëni share eventin në Facebook
6. Shikoni videon origjinale të eventit këtu: http://bit.ly/OriginalEyeContact
7. Përdorni hashtagjet #eyecontact #share1minute #tirana
8. Mund të sillni një shall, jastëqe, tapet joga/sportiv, apo cdo gjë tjetër që mund ta vendosni për t’u ulur
Koncepti është shumë i thjeshtë:
– Ne do të kemi shenja të qarta identifikuese (shikoni videon e postuar për të pare si është zhvilluar në vende të tjera).
– Më pas ftojmë kalimtarë të rastësishëm për të ndarë me ne për pak momente kontaktin me sy.
– Shikoni qetësisht në sytë e personit përballë jush. Kur krijon një atmosferë dashamirëse, pranuese dhe të sigurtë, personi tjetër do të ndjejë të njëjtën gjë. Kur arrihet kjo lloj energjie, këtu lind një lidhje autentike e thellë dhe e fuqishme.
Për të mësuar më shumë mbi lëvizjen, vizitoni http://www.theliberators.com.au/ . Link-u zyrtar i bluzeve të personalizuara: https://lddy.no/na0
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...