“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Ka ardhur çasti të blini shtëpi në Tiranë! Atëherë gëzimi vjen natyrshëm, e bashkë me të edhe një optimizëm i madh për jetën. Ka një mori ndërtimesh, pafundësi zgjedhje dhe me siguri në njërin prej tyre pret ajo: strehëza e dashur që do ta quani “shtëpi”.
Kërkoni një apartament që nuk është i ekspozuar nga zhurmat (pak e vështirë për t’u gjetur!); sigurisht të mos jetë pre e pluhurave të tmerrshme të urbanizimit (akoma më e vështirë); që nuk është shumë larg qendrës, shkollave, spitaleve dhe të mos jetë mes godinave që ia zënë frymën njëra-tjetrës (bobo u vështirësua shumë!). Mirëpo ka edhe një kusht tjetër, për të cilin nuk mund të bëni kompronis: të ketë hapësira të gjelbëruara. Keni dëshirë që njëra prej faqeve të shtëpisë, ajo e xhamta, të kundrojë pamjen e një kopshti të gjelbër?
Pikërisht në këtë pikë, kuptoni që nuk keni dalë të blini thjesht një apartament, por një stil jetese! Nuk është e lehtë të gjeni firmën ndërtuese që mendon si ju, megjithatë nuk është as e pamundur. Mjafton të kërkoni në vendin e duhur. Më në fund, ja ku gjej një zgjidhje: investitorët dhe ndërtuesit lider në tregun shqiptar “Concord Investment”, “Matrix Konstruksion” dhe “Edil Al” kanë nisur punimet për një kompleks rezidencial luksoz që përmbush të gjitha kërkesat! Nuk duhet të hiqni dorë nga asgjë që keni dashur e keni kërkuar deri më tani për të ardhmen tuaj e të familjes suaj.
Kompleksi rezidencial “Fiori di Bosco” gjendet në zemër të Tiranës dhe rrethohet nga një park plot gjelbërim. Konceptimi dhe projektimi i këtij projekti madhështor i është besuar një nga studiove më të mira italiane “Oikos Progetti”. Me vendndodhje strategjike në një nga zonat më në zhvillim në Tiranë, Rr. Don Bosko, vetëm 10 minuta larg qendrës, ka akses në hyrje dhe dalje të qytetit (13 km larg aeroportit). Ky projekt i ri është sa në zemër të kryqëzimeve kryesore, aq edhe larg zhurmave dhe pluhurit të qytetit. I konceptuar si një park me 6 godina individuale, nga 10 kate secila, shtëpiza që mund të zgjidhni në secilen prej tyre, ka dritë dhe hapësirë të bollshme nga çdo anë. Arkitektura bashkëkohore dhe funksionale e godinave lejon zhvillimin e apartamenteve me hapësira të mëdha, kuadrate, të shfrytëzueshme në çdo cep. Vetratat e gjera lejojnë hyrjen e diellit dhe ajrit së bashku me pamjen e bukur që ofron kompleksi.
Fasada bashkëkohore garanton izolim perfekt akustik dhe termik për kursim të energjisë si në verë, ashtu dhe dimër. Vetratat e larta janë të një cilësie të lartë alumini, dopio xham për të qenë pjesë përmbledhëse e izolimit që realizon fasada.
Një stil unik arkitektonik, që nuk ka ekzistuar më parë në Shqipëri, i sjellë nga firmat lider në krijimin e komplekseve rezidenciale. Teknologjia inovative, sipas standardeve europiane e përdorur garanton cilësi të lartë në ndërtim dhe risi që përmirsojnë jetën e
banorëve, sepse ky kompleks është në radhë të parë në funksion të banorëve. Për këtë arsye, parkut të madh që rrethon godinat me gjelbërim dhe hapësira të sigurta kreative për fëmijët, i kushtohet më shumë se 40 % e sipërfaqes. Godinat kanë disa shkallë hyrjeje, të cilat do të jenë të ndriçuara natyralisht dhe të pajisura me 2 ashensorë për secilën (kështu që njëri vlen si back up i tjetrit). Një vlerë që i shtohet edhe më tepër ambientit ku do të jetoni, janë aktivitetet tregtare brenda kompleksit, gjithçka në funksion të banorëve. Vlen të theksohet siguria e kompleksit! Prona do të jetë e monitoruar me kamera në pikat më strategjike dhe në hyrjet e çdo shkalle. Parkimi gjithashtu është një problem i zgjidhur, pasi kati i nëntokës përmbush nevojat e çdo vendparkimi për
çdo apartament e më shumë. Gjithashtu, do të ketë vendparkime edhe në hapësirat e jashtme. Sigurisht që pjesa më e bukur mbetet parku, i cili ndërthur në mënyrë të përsosur godinat luksoze të banimit me gjelbërimin dhe hapësirat e tjera rekreative, si: ambiente sportive, kënd lojrash për fëmijë, lulishte me shatërvanë dhe hapësira relaksi. Kompleksi është një oazë në zemër të Tiranës, ku mund të jetosh në relaks total, duke shijuar investimin që ke bërë… Po, kjo nuk është një ëndërr! Ky është një realitet i ri që do të realizohet në 3 vitet e ardhshme. Unë e gjeta shtëpinë time perfekte, tani është radha juaj!!!
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...