Aktualitet

Heiniken, sponsori zyrtar i Uefa Champions League sjell në Tiranë Trezeguet

+

315971 david trezeguet file photo 700

Çdo të martë dhe të mërkurë ndeshjet e Uefa Champions League vijnë ekskluzivisht në platformën Tring e Vizion Plus! Nën drejtimin e Andi Nuraj dhe Eva Murati dhe një paneli të ftuarish diskutohet rreth pritshmërive, skemave e lojtarëve.

Heineken, sponsori zyrtar i Uefa Champions League, në vazhdim të fushatës " Champion the Match", vjen me një eveniment special në Tiranë duke bërë të mundur prezencen e futbollistit të famshëm francez David Trezeguet. Kampion me ekipin e Monakos në Francë, fitues i ligës Italiane me ekipin e Juventusit, fitues i kupës së botës në 1998, fitues i Euro 2000 me ekipin kombëtar të Francës dhe finalist i Champions League në 2003, Trezeguet do të jetë prezent në një takim ekskluziv me miq të përzgjedhur të futbollit dhe gazetarë ditën e enjte datë 20 Prill ora19:30 në Hotel Plazza Tirana. Më pas Trezeguet do të marrë pjesë në "After Party" tek Mumja Club ku do të hidhet edhe shorteu për 15 fituesit që do të kenë mundësi të ndjekin live një ndeshje gjysëmfinale të UEFA Champions League, të mundësuar nga Heineken.