Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Një britanike që nga koha e Luftës së Dytë Botërore dhe bashkëshorti i saj, një veteran kanadez, kanë vdekur në të njëjtën ditë, me një diferencë prej vetëm pesë orësh, një muaj pasi festuan përvjetorin e 75-të të martesës.
“BBC” raporton se George dhe Jean Spear u takuan në 1941-sh në një sallë vallëzimi pranë Londrës, ndërsa ai ishte i vendosur në Britani gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çifti vdiq në spitalin e Otavës të premten pasi zonja Spear, tashme 94 vjeç, u shtrua për pneumoni.
Ajo u bë anëtare e Urdhrit të Perandorisë Britanike më 2006-ën, shkruan Syri.net. Zonja Spear dhe bashkëshorti i saj 95-vjeçar u takuan madje edhe me Dukeshën e Kembrixhit, Kate Midelton, gjatë udhëtimit të tyre mbretëror më 2011-ën.
Zoti Spear u shtrua gjithashtu në spitalin e "Queensëay Carleton" të mërkurën, një ditë pas gruas së tij, dhe raportohet se hyri në një gjumë të thellë.
Stafi i spitalit ishte përpjekur të lëvizte zotin Spear pranë gruas së tij, por ajo vdiq në mënyrë paqësore të premten pasdite.
Kjo ngjarje ka bërë bujë në mbarë Britaninë e Madhe, dhe qindra persona kanë marrë pjesë në homazhet e tyre.
Burimi:Shekulli
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...