Aktualitet

Historia e studentit që gatoi për Mbretëreshën e Anglisë, ja arsyeja që detyroi Ismetin të kthehej në Shqipëri e të hapte restorant

+

ismeter

Pasi rrëfeu në emisionin “Opinion” se kur ishte student kishte gatuar për mbretëreshën Elizabet të Anglisë, shqiptari Ismet Shehu ka treguar historinë e tij prekese që e bëri atë të hapi restorant. Ai tha se shkak për këtë është bërë një ndërhyrje që ai ka bërë në zemër.
Shehu tha se restorantin që ka aktualisht ja ka bërë dhuratë babit të tij për shkak se ky i fundit është ndjerë tepër në merak për të, pasi ka kryer operacionin në zemër.
“Emri ‘Ceren’ që i kam vendosur restorantit është vendlindja e babait tim në Mal të Korabit. Këtë restorant ja bërë dhuratë babait tim sepse unë kam kryer një operacion në zemër dhe babi nuk ishte i pranishëm. Këtë restorant e ka bërë dhuratë vetëm për babin për t’i dhënë kurajo e për t’i treguar që unë jam mirë”.

Ismet Shehu Albania 2