Aktualitet

Infermierja rreh në mënyrë barbare foshnjën 4 ditëshe, reagojnë prindërit «Nuk është hera e parë që ndodh»

+

030

Një ngjarje e rëndë ka dalë së fundmi në dritë në shtypin bullgar, duke ngjallur një sërë reagimesh dhe valë protestash, sidomos në rrjetet sociale, ku prindër të shumtë kanë ndarë edhe eksperiencat e tyre negative në lidhje me kujdesin mjekësor pediatrik. Në videon që tashmë është fshirë nga qarkullimi, shfaqet një mami 40-vjeçare, e identifikuar si Emiliya Kovacheva teksa dhunon barbarisht një foshnjë, që kishte vetëm 4 ditë që kishte ardhur në jetë. Kamerat e ‘’Tokuda hospital’’ kanë regjistruar gruan, e cila mban veshur uniformën e personelit mjekësor kur hyn papritmas në dhomën ku mbaheshin fëmijët e porsalindur për të bërë kontrollin e radhës dhe gjuan në mënyrë kafshërore vogëlushin, të cilit i ka shkaktuar dëme të përhershme.

Menjëherë kanë ndërhyrë forcat e sigurisë së spitalit, duke kaluar në terapi intensive foshnjën 4-ditëshe dhe paraqitur në polici, ish-maminë. E pyetur nga autoritetet bullgare, cilat ishin arsyet që e çuan drejt kësaj ngjarjeje të rëndë, ajo ka thënë «Kisha plot 24 orë që qëndroja në këmbë duke u kujdesur për të gjithë fëmijët e repartit. Ai po qante pambarimisht dhe nuk dija si ta pushoja. Nuk doja t’i bëja keq, doja vetëm që të mos qante më’’.
Sipas mjekëve që kanë trajtuar menjëherë foshnjën, ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën, por ka marrë plagë të rënda që kanë dëmtuar rëndë sistemin cerebral, aq sa kanë çuar në shfaqjen e një lloji të veçantë epilepsie. Sakaq, gruaja bullgare pritet të dënohet me 18-20 vite burg dhe është hapur një hetim më i gjerë për të verifikuar nëse ka patur raste të mëparshme të kësaj natyre./Burimi ‘’Daily Mail”