Aktualitet

Ja me sa gradë bien temperaturat dhe zonat ku do nisin shirat sot dhe nesër

+

weather 0
Gadishulli i Ballkanit po ndikohet nga nga një zonë e zgjeruar me presion të ulët atmosferik e cila do të influencojë në vendin tonë duke sjellë mot të paqëndrueshëm.
Sot moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të shoqëruara me reshje shiu në pjesën e dytë të ditës në zonat malore pjesërisht dhe zonën qëndrore. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim me shpejtësi 7-10 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 -3 me lartësi vale 0,5 deri në 1,0 metër në det të hapur. Temperaturat do të jenë me rënie.
Temperaturat e ulëta do të variojnë mes 15 dhe 0 gradëve ndërsa ato të larta do të jenë 31 gradë celcius.

Nesër moti do të jetë i paqendrueshëm me vranësira mesatare deri të dendura të cilat në mesditë do të shoqërohen me reshje shiu në zonat malore dhe zonat e ulëta. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8 m/sek në bregdetin e Jonit. Valëzimi do të jetë i forcës 2 me lartësi vale 0,3 deri në 0,5 metër në det të hapur. Temperaturat do të vijojnë me rënie 3 deri në 4 gradë celcius.