Gazetarja Anduena Llabani: "Jam ngacmuar nga politikanë dhe personazhe të botës së krimit"
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Sot është dita ndërkombëtare e sëmundjes së diabetit, sëmundje e cila vlerësohet se është shkaktari i shtatë i vdekjeve në botë. Të dhënat tregojnë se në Shqipëri numri i vdekjeve të shkaktuara nga kjo sëmundje është më i lartë se në çdo vend tjetër të Europës. Sipas
përllogaritjeve të ''Monitor'' në 2017-ën numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet endokrine të lidhura me ushqimin ishte 110 për 1 milion banorë. Në këtë grup përshihen edhe sëmundje të tjera që lidhen me sistemin endokrin, por sipas mjekut endokrinolog, Dashamir Gjergji, peshën më të madhe e kanë të sëmurit me diabet. Në raportin shëndetësor të Ministrisë në 2014-ën, thuhej se niveli i vdekjeve nga
diabeti ishte trefishuar në vend. Kjo rritje e trefishtë e nivelit të vdekshmërisë nga diabeti, sipas raportit, vjen për shkak të nivelit të lartë
të glukozës, dietës jo të shëndetshme, obezitetit dhe inaktivitetit fizik.
Barra e diabetit mellitus pothuajse është dyshuar në Shqipëri në të dy gjinitë gjatë dy dekadave të shkuara. Tek meshkujt u vërejt një rritje prej 96% të DALY-t nga diabeti, ndërsa te femrat rritja ishte 85%, shkruhet në raportin e Ministrisë. Për mjekun Dashamir Gjergji ky numër kaq i madh jo vetëm në vendin tonë, por ngado, vjen nga shumë shkaqe, ku më kryesoret janë: mosvajtja për kontrolle periodike mjekësore, orientimi joracional drejt grupeve të riskut si edhe sensibilizim jo optimal dhe mosreagim të popullatës ndaj këtyre informacioneve.
Flirtet dhe ngacmimet në sferën politike, e kudo, kundrejt personazheve vajza dhe gra, kanë ndodhur dhe mesa duket ende vazhdojnë të ...
Meri Gjini ka bërë parashikimin për të gjitha shenjat, për atë çfarë i pret në katër ditët e ardhshme...
“Kam fol me familjen time kur u zura me Meritonin”, kështu ka deklaruar Rike Roçi në një diskutim brenda shtëpis&...