“Ankthi i eliminimit”, Buçko: Mund të dalë edhe Roberti
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
35 mijë mësues dhe edukatorë të të gjitha niveleve parauniversitare, 4.650 mjekë, 13.765 infermierë dhe 6.800 ushtarakë nga 1 prilli i vitit të ardhshëm do të kenë rritje të pagave. Duke u mbështetur në të ardhura më të mëdha buxhetore se vitet e tjera, për 2019-ën qeveria mendon se është në gjendje të bëjë një rritje nga 5 deri në 10% për këto kategori të buxhetorëve.
Në sektorin publik të shëndetësisë parashikohet rritje e pagave në nivelin 10% për mjekët e të gjitha kategorive, në spitale dhe qendra shëndëtësore, si dhe infermierët, laborantët dhe farmacistët. Nga kjo përfitojnë 4.650 mjekë dhe 13.765 infermierë.
Ndërkohë, në sektorin e arsimit publik parauniversitar mendohet një rritje pagash në nivelin e 7 %. Nga ky ndryshim përfitojnë rreth 35 mijë mësues me një efekt financiar vjetor për buxhetin në vlerën e 1.5 miliardë lekëve.
Po ashtu është planifikuar edhe rritje pagash për ushtarakët kjo do të bëhet që nga ushtari deri tek gjenerali me gradën më të lartë, në masën 5 për qind. Me ndryshimet e reja, një mjek nëpër spitale mesatarisht do të përfitojë një pagë prej më shumë se 91 mijë lekësh të reja në muaj, bruto. Një mësues në shkollë të mesme do të marrë mesatarisht afro 77 mijë lekë në muaj. Kurse pagat e ushtarakëve, me e lartë për nënoficerët do të jetë në 67 mijë lekë, për oficerët 94 mijë lekë, ndërsa për ushtarët rroga maksimale do të jetë 46 mijë lekë në muaj. Ndërsa rroga e nje gjenerali apo e admiralit në flotën ushtarake do të jetë 178 mijë lekë.
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...
Mosha bashkë me genet janë një faktor vendimtar në goditjen e ishemisë. Ndonëse këto faktorë janë të pandry...