Kategoritë që përfitojnë rritje rroge nga 1 korriku, ja sa do të jetë shtesa
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Për shumë shqiptarë, Anglia është toka e dëshiruar për të punuar dhe jetuar. Kjo duke pasur parasysh standardin e lartë të jetesës, që përkthehet në paga të mira e mundësi të tjera të pafundme. Por jo të gjithë ia dalin. Kjo duke pasur parasysh disa kushte, mes tyre edhe atë për sigurimin e vizës angleze. Por tani ka një mundësi reale për të prekur tokën e dëshiruar. Anglia kërkon të punësojë mjekë dhe infermierë në sistemin shëndetësor publik të saj. Kompania Wells Brooks Associates, një ndër kompanitë më prestigjoze në Angli, që ka fituar tenderat e shtetit anglez për të punësuar mjekë e infermierë, ka hapur zyrën e përfaqësimit në Shqipëri.
Përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri, Blendi Nerjaku shpjegon për Ekonomix.al se interesi nga mjekët dhe infermierët shqiptarë është i madh për të shkuar në Angli. Sipas tij, kjo është një mundësi reale dhe shumë e mirë për t’u shfrytëzuar nga të gjithë ata, që janë të interesuar. Pasi Anglia ka një sistem shëndetësor shumë të zhvilluar dhe ekziston mundësia për paga të larta e hapësirë për t’u zhvilluar profesionalisht e për të bërë karrierë.
“Ka interes për t’u punësuar në Angli nga mjekë e infermierë nga e gjithë Shqipëria. Por duhet kuptuar se ka disa kritere. Së pari, mjekët dhe infermierët duhet të kenë Urdhërin e Mjekut dhe Infermierit aktivë në Shqipëri, si dhe të kenë 1 vit eksperiencë pune.
Një tjetër kriter është gjuha angleze. Ajo duhet të jetë e mbrojtur në nivelin akademik, IELTS me notën 7 për infermierët dhe notën 7.5 për mjekët”, shprehet Nerjaku. Përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri shpjegon se mbrojtja e gjuhës angleze është hapi i parë. Më pas, procedohet me regjistrimet pranë Urdhrit të Mjekut dhe Infermierit në Angli. “Nga momenti që mbrohet gjuha, e gjithë procedura zgjat 4 muaj”, thotë Blendi Nerjaku. Ai shpjegon se aplikimet mund të bëhen në cdo kohë, me fillimin e mbrojtjes së gjuhës angleze pranë British Council me nivelin akademik, IELTS. Përsa u përket fushave që preferohen, përfaqësuesi i Wells Brooks Associates në Shqipëri thotë se nuk dallim përsa i përket specialiteteve, pasi kërkohen nga të gjitha fushat për t’u punësuar në sistemin shëndetësor publik në Angli./Burimi ''Ekonomix.al"
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...
Çmimi i kakaos është rritur me shpejtësi gjatë muajve të fundit. Një ton kakao të martën arriti vlerën e m...