Një dasmë tjetër organizohet sot në shtëpinë e Big Brother VIP3
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Nga Agime KASTRATI
Tiranë – Eshte 30-vjeçare, por duket me shume se 45-se. Femija i vogel qe ka ne gjoks eshte dhe impakti i pare qe te trishton sapo mbaron se shikuari gjithe panoramen qe ajo tashme e ka zaptuar ne fillim te rruges se Dibres, pikerisht tek kryqezimi qe e ndan me Pazarin e Ri. E reja del cdo dite se bashku me vajzen e vogel dhe nje karroce qe eshte e mbushur me shume me shishe plastike se sa me vendin ku do qendroj e vogla n e keto dite te nxehta vere. Dy koshat e plehrave jane shpresa e saj me te cilet ajo ushqehet thuajse cdo dite. Me tu zbardhur dita e reja se bashku me femijen n e gji del dhe stacionohet pergjate gjithe dites. Intinerari I saj fillon ne oren 06.00 te mengjesit me mbledhjen e shisheve plastike sistemimin e tyre ne ane te rruges dhe siper karroces se vajzes e me pas shtron batanijen ne toke e nis ritualin e lypjes. Panorama te tilla sheh shpesh ne rruget e metropolot. Pork jo e rruges se Dibres ndryshon ng ate tjerat, pasi kjo e fundit nuk i perket komunitetit rom apo egjyptian. Ajo eshte tipike tiranase, tipike vendalije qe barra e madhe e skamjes dhe e varferise e ka shenderruar ne nje njeri te pashprese jo vetem per veten e saj por dhe per femijen. “Ik se sdua te flas, te gjithe jeni mashtrues, edhe ata qe thone qe do me ndihmojne me kane shfrytezuar sme kane ndihmuar kurre”, keto jane fjalet qe e reja thote teksa ne e pyesim per gjendjen e saj. Nga frika mundohet te fshihet pash koshave te plehrave dhe te shikon me shume ngasheri. Eshte shume e tronditur mezi qe te kthen pergjigje edhe pse mundohesh mesa ke mundesi ta qetesosh.
“Nuk kam asnje ndihme ekonomike asgje askush spyet per mua, femija po me vdes per buke nuk ka as qender strehimi asgje per mua. Ne dimer e ne vere tani jam e detyruar te qendroj ketu per te siguruar buken e gojes”, vijon se treguari gruaja 30-vjeçare e cila duket qe ne pamjen e pare teksa e shikon se nuk eshte mire jo vetem fizikish por edhe psikologjikisht. Madje ajo shton se policia bashkiake disa here ka tentuar ta heq me force nga vendi ku tashme ajo e quan te ardhmen e saj. Pas shume perpjekjesh dhe mundimesh arrijme ta bindim dhe ta qetesojme 30-vjecaren e cila ka me shume se tre vite qe qendon ne rrugen e “Dibres”. Pasi ka mbledhur dis ate holla nga kalimtaret e zones dhe pasi e shikon qe nga ne nuk mori asnje shqetesim miqesohet dhe nis e flet. “Une quhem Lina, jete si timen mos e jetofte njeri me vjen keq per vajzen qe kam ne krah pa per mua se kam problem”, vijon se treguari gruaja. Edhe banoret e rruges tashme e njohin. Jane ata qe e mbajne me rroba dhe me ushqime sepse e njohin prej kaq vitesh qe qendron ne muret e avllise tyre. “ Eshte shume keq teksa shikon fatkeqsi te tilla. Jam munduar qe ta ndihmoj i kam dhene rroba dhe ushqime sa here qe kam pas mundesi. Madje kur eshte ftohte i kam thene qe te mos rri aty sepse ka femijen shume te vogel, i kam folur per te miren e saj por nga stresi behet agresive nganjehere”, tregon Hysnije Beja njera nga banoret e rruges se Dibres. Teksa flasin banoret, e reja se bashku me femijen ne gjoks mundohet qe te mbuloje problemet e tjera qe ajo mbart. Madje nuk tregon fare nese eshte e martuar apo ka femije te tjere, sepse ka frike se mos ja marin. “Fola shume nuk kam deshire te flas me shume, ikni se e kam vajzen ne gjume, s’dua t’ja prish gjumin sepse mezi ezuri, pasi s’me ka ngrene tere diten sepse s’kisha c’ti jepja”, keto jane fjalet me te cilat na percjell e reja e cila si strehezen e saj prej vitesh ka qiellin e habur te rruges se “Dibres”. Me shpresen qe panorama te tilla mos te hasim me ne metropol urojme qe dhe kjo nene te mund te stabilizohet dhe tju krijoje sadopak qetesi femijeve te saj.
Pas dasmës së Ilnisës dhe Meritonit, në shtëpinë e BBV3 do të martohet një tjetër çift. Dyshja simpatike R...
Dimitris Kokotas, këngëtari i njohur 56 vjeçar ka pësuar një arrest kardiak pasditen e djeshme dhe tashmë ndodhet nën kuj...
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...