Aktualitet

Nuk ka më ‘libra vere’, në plazh mund të lexosh ç’të teket dhe të bëhesh model

+

redingbebc
Nëse një lexues pushues, në plazh, mban në dorë një titull libri që sapo ka dale në treg, mundësitë janë dy: ose ka kërkuar prej shitëses t’i sugjeroj diçka të re, ose ia kanë bërë dhuratë…Në të dyja rastet, ka shumë pak gjasa që ky lloj lexuesi të jetë sistematik dhe të ketë një shije individuale. Ç’është e vërteta, lexuesit plazhistë janë kryesisht të tillë. Ke këtë mendim deri sa sheh të shtrirë mbi gurë një lexuese shpërfillëse e të vetësigurtë, që nuk i bëhet fare vonë nëse ndonjë përgjues është duke lexuar titullin e librit të saj e të mendojë ‘Po kjo, këtu e gjeti të lexojë këshilla për stilin e jetesës?!”

Po, e gjen ku të dojë dhe të sfidon edhe ty që nuk dije çfarë titulli të fusje në valixhe! Mos thoni që nuk iu duket e çuditshme edhe juve që një vajzë të jetë duke lexuar “Ha, ushqehu, rrezato” të Amalia Freer, ndërsa është me pushime! Është e sigurt që me një titull të tillë nuk do të gjuaj askush (Sic do bënin, për shembull, nëse do ishe duke lexuar “Lolita” ose “Përse meshkujt pëlqejnë kuçkat?”) dhe as që po dukesh si intelektuale. Është nga ato raste kur po lexon sepse je vërtet e interesuar për ta bërë, je e vendosur të jetosh mirë dhe ke inteligjencën e duhur për ta kuptuar se mund ta arrish vetëm përmes ushqimit…Por që të funksionojë në mënyrën e duhur të duhet një guidë të cilën mund ta lexosh ku të të teket, duke u kthyer në modelin e plazhit!

Sepse Jeta Zyka e ka kuptuar në kohë, ushqimi ka fuqinë të të ngrejë në këmbë ose të të rrëzojë. Duhet ta zgjedhësh vetë fatin tënd! Dhe, sigurisht, librin që do të lexosh duke u masazhuar nëpër gurë!

38738303 245345186105879 488626588041084928 n