Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Gjatë prezantimit të parapremierës së filmit "Delegacioni" në kinema Millenium, Ndriçim Xhepa nuk është lejuar të hyjë në sallën e Kinemasë. Aktori i mirënjohur duket se nuk kishte blerë biletën me çmimin prej 300 lekësh, biletë që duhej të paguhej nga publiku i gjërë, e jo nga vetë kasti i filmit.
Filmi i cili solli emocione, kujtesë dhe përjetim mbi dramën e madhe të shtypjes së njeriut, heqjes së lirisë dhe dinjitetit në vitet e komunizmit, u shfaq mbrëmë në kinema e ndonëse aktori protagonist i filmit u prezantua, rojet përsëri nuk e kanë lejuar të hyje brenda, që më pas ka çuar në irritim të aktorit.
Dritare.net shkruan se menjëherë pasi aktori ka dalë jashtë i fyer, kanë ardhur Agron Domi, organizatori i festivalit dhe Ilir Butka, kryetari i Qendrës Kombëtare të Kinematografisë, dhe i kanë kërkuar të hynte në sallë.
Ai ka refuzuar duke thënë: “Nuk hyj brenda se nuk kam biletë. E kam parë filmin tre herë, nuk dua ta shoh më. Do rri jashtë të pi një kafe”.
Pas shumë lutjesh Xhepa pranon të hyjë, i kërkohet ndjesë dhe i thuhet “se nuk e njohën”.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...