“VALENTINO” nën një udhëheqje të re: Alessandro Michele i “Gucci”-t i bashkohet gjigandit tjetër italian
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Edhe pse kanë kaluar disa muaj nga vënia nën pranga e Marjana Çmetës, 20-vjeçares që helmoi me fotoksinë dhe më pas mbyti me duar ish-vjehrrën Lirije Rami, drama për djalin e kësaj të fundit, Oltionit duket se nuk ka të sosur. Ngjarja që tronditi mbarë opinionin publik në fillim të këtij viti, u zbulua nga një video e regjistruar prej hoxhës Hysni Shehu, ku nusja e shtëpisë rrëfehej se kishte vrarë vjehrrën pasi dyshonte se ajo ishte magjistare. Që nga ajo kohë e deri më sot, Marjana po vuan dënimin në burgun e grave ‘’Ali Demi” në Tiranë, ku edhe kujdeset për vajzën 1-vjeçare Olia. I kontaktuar nga ‘’Tirana Post’’, 24-vjeçari ka rrëfyer se e ka të vështirë të kapërdijë gjithçka që ka ndodhur, se për të motivi i vetëm është vajza, që nuk e ka parë kurrë deri më sot. “Nuk e njoh Olian akoma. Kam shumë mall për të, dua ta takoj. Ta marr në krahë, të dëgjoj belbëzimet e saj. Ajo ka mbushur 1 vjec me datë 26 gusht. Née i njohur më tha që vajzën e çojnë prindërit e Marjanës çdo ditë në burg. qëndron në qeli nga ora 07.30 deri vonë. Një ditë, mora guximin t’u dilja para e ta shihja vajzën. Shkova një orë përpara tek dera e burgut në Ali Dem. Doja vetëm ta përqafoja dhe do ikja. Nuk i pashë. Tani jam duke pritur të përfundojë gjyqi dhe më pas do kërkoj kujdestarinë”, shprehet Oltioni. Ai tashmë i ka kthyer sytë nga drejtësia, prej nga pret ndëshkim për fajtorët. Me kalimin e viteve shpreson se plagët do t’i shërohen disi. Ama nuk do t’i zhduken kurrë.
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...
Kushedi se çfarë surprizash do të na rezervojë moti për festën e Pashkëve, por një gjë është e sigurt...