Aktualitet

Qeni hero i shpëton jetën fëmijës me sindromën Down

+

qeqeninikks
Katërputrakët janë miqtë më besnikë të njerëzve. Kjo është fjalia që thonë të gjithë ata që kanë një qen në shtëpi. Por pasi të lexoni historinë e mëposhtme do të bindeni që është vërtetë kështu. Madje mund t’ju lindë dëshira të merrni dhe ju një të tillë në shtëpi.
Një fëmijë i vogël është shpëtuar mrekullisht nga qeni i familjes pasi ky i fundit njoftoi nënën se djali kishte ngecur brenda një makine tharëse rrobash. 5-vjeçari Riley Gedge-Duffy, i cili vuan nga sindroma Down pësoi djegie në krahë, shpinë dhe kokë pasi makina tharëse nisi të punojë automatikisht me të brenda.
Babi i vogëlushit tregon për BBC-në që e shoqja ishte duke bërë pastruar me fshesë korendi kur qeni filloi të lehë si i çmendur. Ajo kuptoi që kishte diçka që nuk shkonte dhe vendosi të zbriste në bodrum. Makina ishte në punë, por ajo arriti të nxirrte djalin para se të ndodhtë e keqja. Nëse qeni nuk do ta njoftonte nënën në kohë, pasojat mund të kishin qenë fatale.
Babai i vogëlushit, Aaron Duffy, tregon se është hera e dytë që qeni u shpëton jetën. Vetëm para disa muajsh ai i kishte lajmëruar se kishte marrë flakë karikuesi i iPhone-it.

Living