Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
“Bledar Kola është në ngjitje të lëvizjes Slow-Food dhe po njihet gjithnjë e më shumë në rradhet e shefave më të mire të Evropës. Ndonëse Bledarit i mungon një yll Michelin, restoranti që ai drejton, “Mullixhiu”, u klasifikua verën e kaluar nga një revistë amerikane si një ndër 10 restorantet më të mirë në Evropë”…-këto janë vetëm disa prej fjalëve më vlerësuese të revistës së përjavshme, ndër më të lexuarat, Spiegel, të Gjermanisë.
“Renditja në listën e “Restoranteve më të mirë në Evropë” nuk pritej nga Bledari dhe ai shpreson se kjo gjë do të ndikojë pozitivisht në biznesin e tij. Ai pohon se klientët që drekojnë apo darkojë tek Mullixhiu janë më së shumti të huaj, sepse shqiptarët janë ende skeptikë për lëvizjen Sloë Food. Atij i duhet t’i bindë vendasit që pikërisht kjo mënyrë e të shijuarit e ngrënit është trendi i së ardhmes. “Elbi dhe tërshëra janë harruar thuajse farë në kuzhinën shqiptare dhe ne po punojmë për t’i kthyer sërish " Menuja bazohet tërësisht në produkte organike të stinës, e “përbërësit e harruar” që përmendëm më lartë, por kjo nuk do të thotë që shef Bledi nuk eksperimenton me to, për të realizuar pjata të reja”- shkruan gazetari që e ka provuar vetë dorën e Bledit dhe ka parë gjithë natyrën e restorantit dhe llojit të kuzhinës që ai po zhvillon. A nuk është bërë Danimarka një nga vendet më të famshme edhe prej Rene Rexhepit dhe ‘Noma’-s së tij?! Ky është propozimi i ngjashem edhe për Shqipërinë, ‘Mullixhiu’.
“Kam qenë gjithmonë djalë i pavarur, edhe kur isha i vogël. Në moshën 15-vjeçare u largova i vetëm në Londër. Punova 6 muaj si pjatalarës, ndërkohë që tenxheret ishin më të mëdha se unë. Mund të kisha ndjekur edhe rrugë të tjera, por u regjistrova në një shkollë kuzhine. Pas disa vitesh vendosa të rikthehem në Tiranë. Të gjithë më thoshin se isha i çmendur, por unë doja të bëja diçka në vendin tim. Më dukej si tradhti nëse qëndroja jashtë”- ka thënë vetë Bledar Kola për kohën kur jeta e tij morri drejtimin që e solli deri këtu!
LIVING/ Burimi: Spiegel
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...