Aktualitet

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave?

+

clclou
Në fillimin e javës moti në vend do të jetë me kthjellime dhe vranësira mesatare përgjatë ultësirës Perëndimore, ndërsa në Verilindje dhe Juglindje do të jetë me vranësira dhe rreshje të pakta shiu. Era do të jetë me drejtim Jugperëndim (SË) me shpejtësi 8-15 m/sek në bregdet. Valëzimi do të jetë i forcës 3 me lartësi vale 05 deri në 1,25 metër në det të hapur. Temperaturat do të pësojnë rënie në mesditë.
Temperaturat min dhe max
Zonat malore 8/17°C
Zonat e ulëta 14/26°C
Zonat bregdetare 15/27°C
E gjithë java në vazhdim parashikohet të jetë e ngjashme me fillimin e saj; vranësira dhe shira lokalë. /Meteorologe: Rezarta Xhakollari

moti