Aktualitet

Si do të jetë moti gjatë kësaj jave dhe kur do të rriten sërish temperaturat?

+

motitit
Fundjava që sapo lamë pas, nuk ishte më e mira për të shkuar në plazh edhe pse turistët në vendet bregdetare nuk munguan. Qëndronin të veshur duke lexuar apo pushuar. Por edhe për sa kohë sa do të vijojnë këto temperatura e vranësira në vend?

E hëna ka nisur gjithashtu e vranët e me tepmeratura jo shumë të larta. Pasditja e ditës së sotme do të ketë kthjellime të pjesshme. Njësoj do të jetë situate edhe për ditën e martë ndërsa të mërkurën do të ndihet rritje e temperaturave.

Sipas Meteoalb, java do të mbetet me mot kryesisht të kthjellet por vranësira kalimtare do ketë në zonat malore. Temperaturat të hënën dhe të martën mbeten thuajse konstante, ndërsa pritet rritje e lehtë e graduale nga e mërkura, duke bërë që fundjavën e ardhshme, termometri të ngjitet mbi 35 grade C.