Aktualitet

Si t’i ndihmojmë fëmijët të rikthehen pa stres në shkolla e kopshte

+

shkollarrikt
Këtë vit, për shkak të motit, pushimet e dimrit të shkollave e kopshteve zgjatën më shumë se të gjitha herët e tjera. Të gjithë e dimë që sa më e gjatë të jetë periudha e pushimit aq më i vështirë bëhet për fëmijët, sidomos për ata që nuk e kanë shumë qejf mësimin, rikthimi në shkollë. Kanë luajtur, janë gëzuar e llastuar me shokët e familjarët duke e lënë mënjanë studimin. Por, ka disa mënyra që mund t’ua bëjnë më të lehtë vajtjen në shkollë e që duhet të praktikohen si nga prindërit ashtu edhe nga mësuesit.
Për shembull, mësuesit, në dy ditët e para, mund të aplikojnë më shumë orare fiskulture, vizatimi apo të tjera praktika që fëmijët i argëtojnë dhe i lejojnë të qëndrojnë me njëri tjetrin.
Nga ana tjetër, prindërit, mund ta nisin ditën bashkë me ta duke i përkëdhelur me një mëngjes që fëmijëve do iu pëlqente. Mund t’i premotjnë që do t’i çojnë e marrin ata nga shkolla, që në fundjavë do të shkojnë në kinema, do të vizatojnë sëbashku e të tjera si këto…Sigurisht që nuk duhet t’u premtoni se do t’i lini për disa orë më gjatë të luajnë në kompjuter apo telefona. Kështu, gradualisht, do të futeni edhe në pjesën e mësimeve duke filluar së pari nga lëndët që fëmijëve u pëlqejnë më shumë e deri te ato më të vështirat që për ta mund të jetë matematika apo gjuha shqipe.

Living