“Ferma VIP”, Valeri tregon fillimet në modeling: Kam bërë foto të guximshme, lija nam!
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Sidën (HIV-AIDS) shumë e lidhin me Afrikën, por autoritetet botërore të shëndetësisë japin alarmin për rritjen dramatike të infektimeve në Evropën Lindore, gjë që detyroi OKB-në t’u bëjë thirrje shteteve të kontinentit të vjetër t’i kundërvihen bashkërisht përhapjes së sëmundjes.
“Europa ndodhet sot para një sfide më të madhe sesa Afrika, kur është fjala për luftën ndaj HIV-it”, tha zëvendësdrejtori i Programit të OKB-së për Sidën (UNAIDS), Luiz Loures, në Berlin.
Më problematike, situata sipas tij paraqitet në Rusi. Në hapjen e konferencës së ekspertëve, Loures - i cituar nga “Deutsche Ëelle”, - theksoi se veprimet e ndërmarra në nivel kombëtar nuk e kufizojnë dot problemin.
“Jemi duke përjetuar një katastrofë në rajon”, deklaroi Sylvia Urban, nga kryesia e Aleancës së Aksionit kundër Sidës, në Gjermani.
Llogaritet se vitin e kaluar në Rusi numri i infeksioneve e kapërceu shifrën e 100 mijë vetëve. Rritja e infeksioneve të reja dhe e rasteve të vdekjeve nga Sida në Europën Lindore dhe në Azinë Qendrore është përkundër tendencës mbarëbotërore dhe progresit të madh të shënuar në parandalimin dhe trajtimin e sëmundjes.
Agjencia e OKB-së për Sidën ka përcaktuar prej kohësh objektivin ambicioz, që brenda vitit 2020, 90% e të gjithë personave me HIV të jenë në dijeni të diagnozës, 90% të marrin mjekime antiretrovirale dhe 90% të mjekohen për të mos lejuar aktivizimin e virusit.
HIV-i infekton dhe shkatërron qeliza të sistemit imunitar dhe trupi gradualisht humbet aftësinë për të luftuar infeksionet, që sjellin edhe vdekjen e personit të prekur.
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...
Vin Diesel po i kërkon një gjyqtari të Los Anxhelosit që të hedhë poshtë padinë e ngacmimit se*sual të ngritur ku...