Aktualitet

«Të kam xhan» nisma e Vodafone për të ndihmuar fëmijët në nevojë gjatë gjithë muajit dhjetor

+

fotoarushetet

Një përqafim i ngrohtë e i ndjerë, buzëqeshje me plot dashuri e bëjnë akoma më emocionues këtë prag festash.

Ata që i gëzohen më shumë atmosferës festive të fundvitit janëfëmijët, të cilët mezi presin dhuratat që ka rezervuar babagjyshi këtë fundvit për ta. Natyrshëm, shumë prej nesh,në këtë vigjilje festash,vëmendja na shkon tek fëmijëtkudo që ndodhen dhe tek dëshira për t’i gëzuar e për t’i parë të buzëqeshin, buzëqeshje që sjellin emocione tëpaharrueshme...

Ky dhjetor nisi bashkë me nismën e veçantë “Vodafone Care & Share”, fushatë e iniciauar nga Fondacioni Vodafone, që ndërgjegjësoie përfshiu gjithe punonjësit e Vodafone Albania për tëkontribuar me dhurata të personalizuarapër një numër prej më shumë se 1,000 fëmijësh në nevojë. Arushët, simbol i kësaj fushate do të udhëtojnë përgjatë gjithë Shqipërisë këtë Dhjetor si pjesë e dhuratave dhe festave argëtuese për fëmijët kudo ata ndodhen.

Rrugëtimi nisi me spitalin pediatrik në Qendrën Rajonale Spitalore të Elbasanit. ku ishin të pranishëm punonjës nga Vodafone Albania, Fondacioni Vodafone si dhe Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Dietlof Mare;i cili u shpreh tepër mirënjohës dhe i emocinuar për kontributin dhe gjithëpërfshirjen e punonjësve Vodafone në këtë fushatë.

Turi i Care and Share nuk do të ndalet këtu pasi do të vijojë gjatë gjithë Dhjetorit me festa dhe dhurata në Shtëpitë e Fëmijëve kudo në Shqipëri,për të përcjellëgjithë dashurinë që mbart vetë fjalia: “Të kam xhan!”.