Shembja e urës në Baltimore, nxirren nga uji trupat e pajetë të dy burrave; Vijon kërkimi
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Ngjarja e ndodhur pranë Fakultetit të Mjekësisë, pasditen e kësaj të dielë, jo vetëm që trondi kryeqytetin, por të gjithë njerëzit.
Ariela Murati, vajza 21-vjeçare, u qëllua me armë zjarri nga Aldison Beluli, 23 vjeçari. I cili ndodhet në gjendje të rëndë, në reanimacion.
Të rinjtë ishin nga fshati Zharrëz, në Fier dhe njohja e tyre daton që në vitet e gjimnazit.
Banorët thonë për Dritare.net, se Aldisoni e donte shumë Arielën, që në fillim. Sipas tyre, ata patën një lidhje, por për arsye të ndryshme u ndanë. Kjo gjë nuk u prit mirë nga 23 vjeçari, i cili vazhdoi ta ndiqtë vajzën.
“Ai ishtë i çmendur për të. Sa herë që uleshim në kafe, veç për atë fliste. Gjithmonë ka qenë i fiksuar pas saj, ndaj edhe ne nuk e shihnin si diçka që do të shkonte në këtë pikë. Nuk jam i sigurt, por më duket se Ariela edhe e kishte denoncuar në polici, pasi ai i shkonte nga pas. Por, kaq.
Ishte shumë tip i qetë, i komunikueshëm, aspak tip gangsteri. Ndaj nuk arrij ta kuptoj sesi shkoi deri në vrasje. Nuk ka qenë në vete, ky është i vetmi shpjegim, i janë errësuar sytë.
Ai po bënte praktikën për infermier këtu në Zharrëz, pasi kishte mbaruar studimet në Vlorë. Edhe për në Tiranë, u nis sot, me siguri shkoi për të takuar Arielën,”-thotë për Dritare.net një mik i Aldisonit.
“Prindërit e të dyve janë të shkatërruar, akoma nuk e kuptojnë çfarë po ndodh. Familjarët e Aldisonit, u nisën menjëherë për në Tiranë dhe janë me zemër në dorë për jetën e djalit të tyre. Ndërsa prindërit e vajzës janë bërë si të dytë, nuk flasin me askënd. Janë njerëz të mirë, punëtorë, nuk janë ngatërruar asnjëherë me probleme. Ç’ishte kjo fatkeqësi që i ra për pjesë!”,- tregon për Dritare.net një banor./Dritare/ Anxhela Ferra
Pas kërkimit të forcave të shpëtimit në SHBA për njerëzit që ranë në ujë, për shkak të shembj...
Një pjesë e fermerëve teksa qëndrojnë në verandën e “Ferma VIP” kanë diskutuar për nominimet dh...
Luna Met'hasani, vajza e gazetarit Defrim Met'hasani ka fituar betejën me tumorin. Lajmin e mirë e ka dhënë vetë Luna, përmes nj...