Njihet si modelja me lëkurë perfekte por Hailey Bieber tregon se vuan nga kjo sëmundje e lëkurës
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Rijetëzimi i Kopshtit Botanik dhe Zoologjik në kryeqytet ka qenë një ndër projektet e premtuara të kryebashkiakut Erion Veliaj, në vitin 2015, kur kandidoi për Bashkinë e Tiranës.
Pas një harresë prej më shumë se 25 vitesh, fëmijët dhe familjet e kryeqytetit duket se do të kenë një Kopësht Zoologjik njësoj si në qytetet e Evropës. Bashkia e Tiranës ka nisur punën për t’i dhënë Tiranës kopshtin e munguar zoologjik e botanik, me pasuri speciesh e me standarde evropiane kujdestarie. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i shoqëruar nga përfaqësues të Agjencisë së Parqeve dhe Rekreacionit, si dhe një ndër arkitektët më të mirë të fushës, Peter Rasbach, prezantoi masterplanin për rehabilitimin e kopshtit aktual zoologjik dhe atij botanik, i cili do ta kthejë këtë zonë në një nga më të frekuentuarat për të gjitha grupmoshat.
Kryebashkiaku i Tiranës deklaroi se Bashkia po përgatitet që në buxhetin e ardhshëm të nisë financimin me faza të këtij projekti . Veliaj shtoi se do të nisë puna edhe për studimin e kafshëve dhe të shpendëve, të cilët do të pasurojnë edhe më tej faunën e Kopshtit të ri Zoologjik. “Do të anëtarësohemi në Organizatën Europiane të Kopshteve Zoologjike dhe Akuariumeve. Do të kemi më shumë kafshë, më shumë specie dhe shumë aktivitete”, u shpreh ai.
“Faza e parë është zgjerimi i Kopshtit Zoologjik në drejtim të jugut. Do të thotë që me planin e ri urbanistik është ndaluar ndërtimi në zonat përreth Kopshtit Zzoologjik për të shpëtuar sa të mundemi nga zonat ekzistuese, për të fituar territor në këtë ambient”, deklaroi ai.
Plani parashikon lidhjen e Kopshtit Botanik dhe atij Zoologjik, duke krijuar një hapësirë të vizitueshme. Kryebashkiaku Veliaj bëri me dije se i është kërkuar Këshillit të Ministrave marrja në dorëzim e Kopshtit Botanik për transformimin e tij në një hapësirë të vizitueshme në çdo kohë nga të gjithë qytetarët. Rehabilitimi i zonës së kopshtit botanik dhe atij zoologjik pritet që të shtojë dhe numrin e vizitorëve të vegjël, të cilët do të kenë mundësi të njihen me faunën dhe florën e këtij parku.
Modelja e njohur Hailey Bieber mund të ketë lëkurën më të bukur dhe më me shkëlqim që kemi parë ndonjëh...
Mjeku Ilir Alimehmeti, i ftuar në emisionin “Good Morning Albanians” në Euroneës Albania, u shpreh se në vendin tonë 9 pe...
Në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Tiranës u vendos se një shesh në Tiranë do të mbajë emrin e Dr. Florit, k&eu...