Dijonisi “thumbon” Valerin: Je shumë sensual
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Ka shkuar në 35 numri i viktimave në tragjedinë e ndodhur rreth mesditës së djeshme në qytetin verior të Genova-s pas shembjes së urës Morandi, e cila është pjesë e superstradës A10. Forcat speciale të mbrojtjes civile vazhdojnë kërkimet për të mbijetuar, edhe pse shirat që kanë përfshirë Ligurian ua kanë vështirësuar paksa operacionet e shpëtimit. Sakaq janë publikuar edhe emrat e parë të viktimave mes të cilëve edhe dy shqiptarë, të identifikuar si Marius Djerri, 22 vjeç me origjinë nga Shijaku dhe Edi Bokrina, 30 vjeç me origjinë nga Shkodra. Shqiptarët po udhëtonin me makinë për të shkuar në punë në Rapallo, por rrugëtimi i tyre u ndërpre në mes. Ambasada shqiptare në Itali ka deklaruar se është n në dijeni të informacioneve të përcjella nga mediat, por nuk kanë ende asnjë të dhënë zyrtare nga autoritetet italiane. Sipas stafit tonë diplomatik në shtetin fqinj, janë në pritje të të dhënave zyrtare nga Policia Italiane për shqiptarët e prekur nga tragjedia në Genova. Sapo të kenë informacion zyrtar, do të njoftohen paraprakisht familjarët e viktimave dhe më pas Ministria e Jashtme e Shqipërisë.
Roberti ka ndarë me Dijonisin dhe Gledisin se ka “mision” të stresojë një nga fermerët. Djemtë po bisedonin në...
Nga: Kostandin Feshti Pierpaolo ( Piccioli ) largohet e Alessandro ( Michele ) vjen. Kjo është marrëveshja e re e shtëpisë së m...
Muaji i bekuar dhe i shenjtë i Ramazanit për besimtarët muslimanë ka shumë vlera. Ashtu sikurse njerëzit e thjeshtë që...