Më në fund, Leo e ndan mendjen për t’u martuar, prezanton modelen 25 vjeçare me të ëmën!
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Që në orët e para të ditës së sotme, rrjetet sociale ishin tejmbushur me yjet e këngës e kinematografisë që luteshin për Puerto Ricon, vendin që, siç ishte paralajmëruar, do prekej sot nga uragani ‘Maria’. Këngëtarja Jennifer Lopez ka shkuar : O zot, ndihmoje Puerto Ricon time!”…Me të është bashkuar aktorja Eva Longoria që bëri të njëjtën gjë pak ditë më parë ehde për Teksasin…Nga ana tjetër, Presidenti Donald Trump ka shpallur gjendjen e emergjencës për Puerto Ricon dhe ishujt Virgin, si dhe ka autorizuar Departamentin e Sigurisë Kombëtare dhe Agjencinë Federale të Emergjencave për të koordinuar të gjitha përpjekjet e shpëtimit. Një tjetër stuhi, stuhia tropikale “Lee” po pason nga lindja uraganin “Maria”, por nuk parashikohet nga meteorologët që t’iu afrohet Karaibeve.
Por çfarë ka ndodhur?
“Maria”, uragani i dytë i fuqisë maksimale që krijohet këtë sezon në Atlantik, preku tokën në Puerto Rico pas përplasjes më parë mbi ishujt Virgin.
Stuhia e kategorisë së pestë u lëshua me të gjithë furinë e saj në St. Croix, një ditë pasi la pas një vazhdë shkatërrimesh në Dominica, e tani ka goditur territorin amerikan me erëra që mbërrijnë shpejtësinë 250 km në orë.
Uragani i dhunshëm po lëviz pothuajse në të njëjtën trajektore me “Irmën”, edhe ajo e kategorisë së pestë dhe me një formë shkatërrimtare.
Guvernatori i Puerto Ricos u drejtoi më herët banorëve një thirrje të qartë: gjeni streha të sigurta, përndryshe rrezikoni jetën!
Zyrtarët druhen se, mbetjet e lëna më herët nga “Irma” mund të kthehen tani në një element tejet të rrezikshëm nga erërat e forta të “Marias”. Gjithashtu ka shqetësime se reshjet e dendura të shiut mund të shkaktojnë rrëshqitje dheu, ndërsa në zonat e ulëta, stuhia parashikohet të ngrejë dallgë deri në 3 metra të larta.
Puerto Rico ka qenë një parajsë e mbrojtur për njerëzit, që u janë larguar këto javët e fundit ishujve të tjerë të shkatërruar të Karaibeve. Por tani, edhe ai vet është në rrugën e një tjetër stuhie shkatërrimtare.
Për shumë vite, Leonardo DiCaprio ka qenë një nga beqarët më të lakmuar, por më në fund duket se ka një fitu...
Armokromia është një temë që po thellon kureshtjen e njerëzve çdo ditë e më shumë. Pak e njohin, por shqip...
Nga Lira Gjika Fëmija ka nevojë për nënë dhe baba. Fëmija që të vijë në jetë duhet një mashkull d...