Dy tërmete të fortë në Greqi, 5.2 dhe 5.7 të shkallës Rihter
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Masakra e të premtes së zezë të 10 gushtit, ku mbeten të vdekur 8 persona të së njëjtës familje në fshatin Resulaj të Vlorës, ka tronditur thellë opinionin publik, por edhe forcat e rendit të cilat e kanë konsideruar si një ndër ngjarjet më të rënda të këtyre 30-viteve të fundit, lexoni Skema e krimit/ Si i vrau 8 kushërinjtë Ritvan Zykaj, të miturin e qëlloi brenda shtëpisë me 3 plumba. 24-vjeçari Ritvan Zykaj u arrestua ditën e djeshme në një zonë periferike në dalje të Selenicës, ku fshihej prej më shumë se 10 orësh nga momenti i krimit brutal. Sipas bluve të Vlorës, autori i vrasjes së shumëfishtë ka pranuar menjëherë ngjarjen, duke mos shfaqur asnjë shenje pendese dhe ka kërkuar që të përfaqësohet nga një avokat. Por zbulimi i bërë ditën e sotme e bën akoma edhe më tronditëse ngjarjen që shokoi gjithë shiptarët. Menjëherë pasi ka kryer vrasjet, Ritvan Zykaj ka bërë një video ku ka filmuar një nga një viktimat të shtrira dhe ia ka dërguar videon djalit të hallës në “Facebook Messenger” duke i treguar kështu aktin makabër që kishte kryer. Menjëherë pas këtij zbulimi, Prokuroria e Qarkut Vlorë ka kërkuar zhvillimin e një ekpertize mjekësore për të vërtetuar nëse autori i vrasjes së 8-fishtë ka apo jo problem mendore.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm shteti fqinj, Greqia është goditur nga dy tërmete të njepasnj&eum...
Mbremjen e sotme, Valeri ka treguar me një pjesë të fermerëve fillimin e tij në fushën e modelingut. Valeri shprehet se g...
Punonjësit e administratës publike do të përfitojnë rritje të pagës, duke filluar nga 1 Korriku 2024. E ndërsa paga me...