Bëhuni gati për ndryshime rrënjësore, ja ç'do të ndodhë me të gjitha shenjat e horoskopit tani që Hëna e re dhe Urani kanë kaluar në Dash/Pjesa e 1-rë

+

luanti

Duke filluar nga dita e sotme, të gjitha shenjat e horoskopit duhet të bëhen gati pasi një valë e re ndryshimesh do të prekë jetët e tyre. Hëna e re dhe Urani do të shkrijnë forcën e tyre dhe do të ndriçojnë jetën jo vetëm të Dashit, por edhe 11 shenjave të mbetura. Muaji prill do të sjellë në gjysmën e tij të dytë mundësi të reja që duhen shfrytëzuar në momentin e duhur. Por çfarë parashikoni ky burim i ri energjie, zbulojeni më poshtë:

 Dashi: Hëna e Re dhe Urani nisen pikërisht nga ju, kështu që ndikimi i tyre në jetën tuaj është i paevitueshëm. Muaji prilli është shanseve të reja dhe këta dy planete do të ndriçojnë rrugën tuaj drejt tyre. Lini pas kokfortësinë, por përqendrohuni tek mundësitë që lidhen me një të ardhme më të mirë profesionale dhe personale.

Demi: Demit i duhet të çlirohet nga frikërat e kota dhe të pavërteta që ekzistojnë vetëm në mendjen e tij. Sigurisht që nuk është e lehtë, por as e vështirë. Duhet thjesht të gjeni guximin brenda vetes për të vendosur se cilat janë gjërat dhe njerëzit që nuk duhet të bëjnë më pjesë në jetën tuaj.

Binjakët: Kalimi i Hënës së re në shenjën e Dashit do t’u japë mundësinë të gjithë Binjakëve të kuptojnë se ç’është miqësia e vërtetë. Duhet të merrni një vendim të rëndësishëm përsa i përket të ardhmes suaj profesionale, por si gjithmonë jeni konfuzë. Mos u shqetësoni, miqtë tuaj më të mirë do t’ju gjenden pranë, do t’ju këshillojnë dhe do t’ju ndihmojnë të mos merrni vendimin e gabuar.

Gaforrja: Hëna e re dhe Urani kanë një paralajmërim për të gjithë Gaforret: duhet të hiqni dorë nga kujtimet e së shkuarës dhe t’u jepni jetë mundësive të reja. Bashkë me lulëzimin e natyrës, duhet të ’’lulëzojnë’’ edhe shpresa dhe pritshmëritë për të ardhmen.

Luani: Gjendeni përballë një zgjedhjeje që mund të ndryshojë një herë e mirë të ardhmen e të gjithë Luanëve: Ashtu sikundër Demi, edhe ju duhet të çliroheni nga frikërat e të shkuarës dhe të tashmes, e të shijoni atë që do të vijë më vonë. Ky është momentI ideal që të bëni një udhëtim, të pranoni një ofertë të re pune ose të njihni një njeri të ri.

Virgjerësha: Për Virgjëreshat nuk është aspak e lehtë pranojnë mendimin e të tjerëve, aq më tepër kur ky mendim nuk përkon aspak me idealet dhe tyre. Mirëpo, Hëna e re do t’ju mësojë që të përshtateni dhe të mësoni si të bashkëjetoni me .