E marta e bekuar e horoskopit, ja ç'do të sjellë energjia e Diellit dhe Jupiterit për të gjitha shenjat

+

nuku

Edhe pse në mendësinë e përgjithshme, e marta konsiderohet si ditë ‘’tersi’’, mesa duket kjo nuk vlen për yjet të cilët do të përcjellin gjithë energjinë pozitive midis Diellit në shenjën e Peshqve, dhe Jupiterit në Akrep.Dielli simbolizon dritën e ekzistencës, kurse Jupiteri do e përhapë atë duke na sjellë jo vetëm mbrojtje, por edhe ndryshime në fushën profesionale e atë personale. Zbuloni për çfarë bëhet fjalë:

Dashi: Për Dashin,ky fillim marsi nuk ka qenë aspak i lehtë pasi prej kohësh po përballeni me shumë probleme, mirëpo sot do të mund të gjeni rrugëdaljen për të cilën keni nevojë.

Demi do të krijojë aleanca dhe marrëveshje të rëndësishme në fushën profesionale. Por, nuk mjafton me kaq Demat do të njohin njerëz të rinj edhe në jetën personale.

Binjakët mund të kenë ngritje në detyrë ose të fitojnë një çështje që mendonin se e kishin humbur.

Gaforrja mund t’i rikthehet dashurisë si një projeksion i së ardhmes pa të cilin nuk bëjnë dot.

Luani mund të fitojë një çëshje të rëndësishme ligjore që lidhet me shtëpinë, punën apo martesën.

Virgjëresha do të ketë takime shumë të rëndësishme, të cilat do të krijojnë hapësirën për bashkëpunime të reja. Pse jo, edhe një udhëtim!

Peshorja do ta nisë ditën duke parashtruar kërkesa të reja ekonomike, po mendoni të investoni diku prandaj studioni me kujdes të gjitha opsionet që ju ofron tregu.

Akrepi do të fitojë një betejë shumë të rëndësishme, atë të dashurisë dhe kjo gjë do e bëjë të pamposhtur në kauzat e tjera.

Shigjetari e gjen lumturinë çuditërisht larg në mendje, por pranë në familje.

Bricjapi do të kete lajme shumë te mira sot, pasi më në fund do të mund të kanalizojë disa projekte të vjetra për të cilat ka punuar prej kohësh.

Ujori do të marrë një ofertë goxha joshëse përsa i përket jetës profesionale. Tregohuni të vëmendshëm për ta shfrytëzuar ashtu siç duhet.

Peshqit  do të kuptojnë më në fund potencialin e vërtetë që fshihet brenda tyre. Kjo gjë do t’i ndihmojë të jenë më të qetë përsa i përket të ardhmes./Nga Meri Gjini