Hëna e Re në Akrep, si do të ndryshojë jeta e të gjitha shenjave deri në fund të nëntorit

+

taurusdon

Kalendari hënor është shumë i ndryshëm nga kalendari i zakonshëm që ne përdorim dita ditës. Shumë shkenctarë dhe parashikues të fatit besojnë që prej qindra viteve se fuqia e universit kur del Hëna e re ka aftësi të plotësojë dëshirat tona, prandaj bëhuni gati për këto ndryshime duke filluar nga dita e sotme.

Dashi: Të lindurit në shenjën e Dashit duhet të përgatiten për një periudhë shumë impenjative, sidomos nëse jeni prind. Për fat të keq do të keni disa përplasje me fëmijët, ndaj përpiquni të ruani qetësinë.
Demi: Demi është një ndër shenjat më të forta të horoskopit, por forca e vullnetit nuk mund të bëjë gjithmonë mrekulli. Gjendeni përballë një situate shumë të vështirë, kështu që vendosni mendjen në punë.
Binjakët: Është e vështirë që Binjakët të marrin vendime, mirëpo kësaj here do të gjenden në vendin e duhur dhe në momentin e duhur. Mos e shpërdoroni këtë rast pasi më vonë do të jetë shumë më e vështirë.
Gaforrja: Të lindurit në shenjën e Gaforres duhet të heqin dorë nga dramat e dashurisë dhe t’i përvishen punës shumë seriozisht. Keni kohë që i çoni gjërat përpara me të shtyra, por kjo nuk mund të zgjasë përgjithnjë.
Luani: Ke kohë që ke rënë në një monotoni mbytëse dhe një gjë e tillë nuk është aspak normale për një Luan. Kjo situatë nuk mund të zgjasë për shumë kohë, prandaj reago. Merr në dorë frerët e jetës tënde, dil më shpesh, flit me njerëz motivues dhe do të shohësh si gjërat do të marrin për mirë.
Virgjëresha: Hëna e re ka një këshillë specifike për të gjitha Virgjëreshat: flisni tani ose heshtni përgjithmonë. Je në një udhëkryq të jetës tëndë dhe e vetmja gjë që mund të të ndihmojë është vendosmëria. Nëse ke diçka për të thënë, sidomos në raport me eprorët, duhet ta bësh tani.Leonardo DiCaprio OMG

Peshorja: Ke kohë që mendon të blesh diçka të re, të ndërrosh vendin e punës apo të transferohesh gjetkë? Mos humb më shumë kohë. Sipas Hënës së re, ky është çasti i përshtatshëm për të ndërmarrë ndryshime të kësaj natyre. Nuk do të pendohesh më pas.
Akrepi: Akrepi është shenja mikpritëse e Hënës së re, kështu që i takon me të drejtë ‘’të përfitojë’’ sa më shumë prej saj. Më në fund do të mbyllësh një çështje ligjore që të shqetësonte prej kohësh. Kurse në çift do të hapet derë e re, ajo e lumturisë dhe e ripërtëritjes së dashurisë. Një udhëtim i vogël në fundjavë do të të ndihmojë të rifitosh energjitë e humbura.
Shigjetari: Edhe pse Hëna e re do të marrë jetë në shenjën e Akrepit, prej saj do të mund të përfitojnë të gjithë Shigjetarët. Më në fund do të kuptosh se nuk mund të bësh kompromise kur bëhet fjalë për qetësinë tënde shpirtërore. Nuk mund të jetosh me dikënd që nuk të ngjall besim e as të ofron mbrojtje e mbështetje. Largoje nga jeta jote para se të jetë shumë vonë.
Bricjapi: Nuk ke kohë për të humbur, hidh në letër çdo ide që të vjen në mendje. Je në kulmin e performancës tënde në punë, andaj shfrytëzo në mënyrë inteligjente çdo mundësi që të ofrohet.
Ujori: Suksesi nuk është një pjatë e ftohtë për t’u shërbyer, sikundër hakmarrja. Duhet të punosh fort dhe të derdhësh djersë për ta arritur. Por mbi të gjitha të gjesh kurajon tek vetja për të kapërcyer çdo pengesë. Kjo është gjëja për të cilën keni nevojë në këtë moment: kurajo dhe vullnet për të ecur përpara.
Peshqit: Ky është momenti ideal për t’i kushtuar më shumë kohë vetes. Filloi të mbash një ditar personal, të përcaktosh nevojat e tua primare, dëshirat dhe të zbulosh pasione të reja tek vetja. Përpiqu të mbyllësh çdo borxh me të shkuarën dhe shiko nga e ardhmja.